Studimi: Të qenit alergjik mbron nga format e rënda të infeksionit Covid

Studimi: Të qenit alergjik mbron nga format e rënda të infeksionit Covid

"Të qenit alergjik mbron nga format e rënda të infeksionit Covid” – Kjo është konfirmuar nga një studim në Itali, i drejtuar nga Enrico Scala

Sipas studimit të botuar edhe në revistën shkencore të Akademisë Europiane të Alergjisë dhe Imunologjisë, pacientët Covid që janë edhe alergjikë zhvillojnë forma më pak të rënda të infeksionit.

"Sars-Cov-2 – thuhet në studim- mund të shkaktojë një spektër të gjerë pasojash duke filluar nga infeksioni asimptomatik deri te format jashtëzakonisht serioze të pneumonisë. Në disa raste zhvillohet një formë e ashtuquajtur 'Stuhi citokine Th1', e cila pasohet nga një vetë-agresion i sistemit imunitar, me prodhimin e niveleve shumë të larta, ndër të tjera, të IL-6, e aftë të gjenerojnë një sindromë akute të distresit të frymëmarrjes dhe dëmtim të shumë organeve, rezultati përfundimtar i të cilave është vdekja”.

“Pacientët alergjikë janë të predispozuar gjenetikisht për të gjeneruar një përgjigje imuniteti të një lloji tjetër: Th2. Kjo - shpjegojnë studiuesit – bën që pacientët alergjikë të jenë më pak të prirur të preken rëndë nga Covid”

Sipas studiuesve italian, provat klinike kanë vërtetuar hipotezën e tyre fillestare dhe se përgjigja imune Th2 mund të ndihmojë në shmangien e stuhisë Covid

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit