Studio Live/ 'Adoleshentët po bëhen hallka më e dobët në shoqërinë shqiptare', Gëzim Tushi: Krimet që kryen kjo moshë po rriten! Mehmeti: Kanë zëvendësuar stilolapsin me thikën

Studio Live/ 'Adoleshentët po bëhen hallka më e dobët në shoqërinë shqiptare', Gëzim Tushi: Krimet që kryen kjo moshë po rriten! Mehmeti: Kanë zëvendësuar stilolapsin me thikën

Gëzim Tushi dhe Ndriçim Mehmeti

TIRANË - Vijuan sërish diskutimet sot në Studio Live për rastin tragjik pranë shkollës Fan Noli ku humbi jetën 14 vjeçarin Martin Cani pasi u qëllua me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar. Sociologu Gëzim Tushi theksoi për Arbër Hitajn sasia e krimeve që po kryejnë adoleshentët sa vjen e po rritet.

'Adoleshentët po bëhen hallka më e dobët në zinxhirin e shoqërisë shqiptare. Sasia e krimeve që po kryen kjo moshë është në rritje. Është problem dhe në botë. Herë pas herë sociologët thonë mjafton të izolojmë adoleshentët dhe krimet do bien me 90%. Djali që nuk pranon të tregojë motivet e këtij akti mund të jetë edhe instrumentalizuar. Ai do ti thotë motivet dhe kjo nuk përbën ngjarje.

Ka tronditur shoqërinë shqiptare. I ati mbrëmë ka qenë në intervistë mbrëmë dhe ka qenë ekselent dhe dha mesazhe shumë pozitive shumë të ngrohta. Nuk ka interes nëse nxjerri, gjenealogjinë e këtij krimi apo motivet e fshehta. Na intereson pse kemi nivel kaq të lartë kriminaliteti dhe pse kjo moshë po vjen e duke u ulur. Kjo është alarmante. Zbulimi i motiveve do zgjidhet.'

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti nënvizon se edhe cilësia e krimeve që po kryejnë adoleshentët është sofistikuar, duke përmendur disa raste.

'Jo vetëm është ulur mosha po edhe është sofistikuar. Një problematikë në Kavajë, një vajzë me një grup çunash, e filmonin dhe shantazhonin. Edhe dje në Devoll i gjet një fëmijë me një biçak dhe më çuditi alibia pse e kishte marrë. E mora se luaja në shtëpi dhe e futa në çantë. Nuk kontrollojnë se çfarë fusin në çantë, a kanë libra apo jo. Kanë zëvendësuar stilolapsin me thikën dhe biçakun. Fakti që  i ati dje ishte shumë e dhimbshme intervista e tij, na bëri të rrimë pa gjumë. Një njeri që kërkonte një jetë të qetë pa hakmarrje.

Po përpiqet të dali nga varfëria me punë të ndershme. Rikthimi i tyre në jetë, si rikthehen, sa arrijnë të rehabilitohen? Është dhe djali tjetër i plagosur. Një traumë jo e vogël. Kanë një problem shumë të madh. Një ditë para doli një 16 vjeçar që shantazhonte, pastaj doli një 20 vjeçar që ishte gati të bënte vrasje. Të mos harrojmë vrasjen, makabre ajo e Gramshit. Shoqëria është bërë shumë e ngurtë, në aspektin e ndihmës. Jemi bërë tërësisht individualist. Ka një seri gjërash. Mendoj se duhet bërë shumë punë me djalin që të qetësohen disa shpirtra të trazuar.'

Tushi vlerëson se prindërit duhet të kuptojmë adoleshentët dhe jetën që ata bëjnë.

'Çështja e parë që shoqëria shqiptare ka filluar të braktis këtë fashë moshore, thelbin e kësaj moshe, si e kanë strukturën biologjike, fiziologjike si i kanë mekanizmat e adaptimit me prindërit. Këta të sotshmit, kanë një kontradiktë që duhet kuptuar nga prindërit, këta janë me një materie tjetër, energji tjetër. të rritur në terrenin e shoqërisë së sotshme me kaos, me struktura të dobësuara, me një pavëmendje civile, ka bërë që të jenë të rrezikuar nga vetja. Adoleshentët duhet ti shikojmë si viktima të vetes së tyre.

Piqen seksualisht janë përballë me kërkesat autoritarike të prindërve, në shkollë. Jam partizan që adoleshentët janë viktimë e mungesës së kuotave të prindërimit. Disa duan të kthehen prapa, tek dhuna. Nuk është as burgu. Do dal një kriminale profesionist.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kamber: 22/11/2024 21:36

    Pas faktit, pra krimeve, flasin te gjithe. Shohin qe adoleshentet ne pergjithesi jane te kapur nga nje lloj sjellje kriminale e te jetuarit e vepruarit. Ne kohen vitet 2010 ose epoka e Sales si mender i thone, kur plasi lufta me SHISH dhe kacatorret e PS Brace e Tahiri nxoren detaje nga raporti per sigurine, terhiqte vemendje fakti i parashikimeve sesi krimi i organizuar i lidhur me politiken do te pasonte ne degjenerimin e brezave te te rinjeve ne dekadat qe do vinin. Edhe raporte me vone te publikuara ne faqen e SHISH pak a shume tregojne njesoj. Qe ngas llafin, qurravia jone me kryequrravine me kohe jane te informuar per rrezikun qe bart shtetkapja me krimin e organizuar qe vijojne te zbatojne. Dhe qe reflektohet me brezat e rinj. Por keta jane lule para 4 vjecareve sot qe nje dekade me pas do gjenerojne vale ekstreme krimi dhe dhune. Jo se kane faj. Jane femije. Por modeli i kapjes kriminale ne politike, shtet, shoqeri=pasoje. Ps. Jepjani edhe Karlos ta komentoje para se te vendosni censuren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?