Bandat e Lushnjes/ GJKKO dënoi me burg përjetë Laert Haxhiun, Softa në 'Studio Live': Grupet kriminale shpesh kanë përfituar edhe tendera

“Banda e Lushnjes” ka qenë fokus i diskutimit në 'Studio Live' në Report Tv, ku u shpjegua se pse aktiviteti i këtij grupi vazhdon të jetë ekzistent, deri në frikën e hakmarrjes. 

GJKKO vendosi të dënojë Laert Haxhiun me burgim të përjetshëm. I akuzuar për disa vrasje, Haxhiu momentalisht ndodhet në Greqi dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri, për të kryer dënimin e dhënë nga GJKKO.

Eksperti Fatjon Softa dhe gazetarja Keti Banushi zbuluan për Arbër Hitajn aktivitetin kriminal të Haxhiut si dhe historikun e bandave në Lushnje.

Softa shprehet se ka patur gjithnjë tentativa për arrestimin e Haxhiu këtu por ka shpëtuar pasi operacionet janë dekonspiruar.

'Kjo hakmarrje erdhi në atë moment kur në një lokal kemi ekzekutimin e dy personave dhe momentin kokën e atij personi që bëri ekzekutimin e godiste në rrugën e Lushnjes. Dhe kjo ishte momenti kur filloi hakmarrja. Laert Haxhiu akuzohet për disa vrasje, që në moshën 18-vjeçare.

Kemi dhe dy porosi të vrasjeve të tij në Greqi. Kemi disa kusure nga Greqia, pasi këta persona janë arrestuar, kanë qenë në burg, kanë dalë nga burgu dhe më pas është kërkuar ekstradimi. Dënimi i gjykatës për dënimin e tij me burg është i vonuar. Shpresoj që ekstradimi të ndodh', tha Softa.

Jo rastësisht persona të këtij niveli i kanë shpëtuar edhe operacioneve të policisë. Hedhja e tij në një rast nga një lartës dhe më pas ikja në arrati. Sigurisht kanë patur bashkëpunëtor. Për të cilët edhe zoti Dumani ka thënë se ka persona brenda policisë që bashkëpunojnë me ta për t’iu shmangur drejtësisë', shton eksperti.

Gazetarja thotë se bandat në Lushnje kanë treguar gjithnjë egërsi dhe zbulon si ka lindur konflikti mes Aldo Bares dhe grupit tjetër tek i cili është dhe Laert Haxhiu, ndërsa tregon për vrasjen makabre të rivalit të Aldo Bares, Artur Daja. 

'Ishte fatkeqësi për djemtë lushnjarë ajo që ndodhi në ’97. Konfliktet që kanë patur erdhën edhe brenda Lushnjes. Saga ka nisur për konflikte jashtë vendit. Kanë qenë shok me njëri-tjetrin. Ka qenë konflikti mes Aldo Bares dhe Artur Dajën. Vrasja e vëllait të Bares nga Artur Daja. Mbaj mend  se ajo që nxehu gjakrat ishte megjithë vrasjen,  sërish nuk pranonte Daja të jepte trupin. Ka dashur disa orë të merrej trupi i tij. Kjo krijoi ndarjen. Më pas u ekzekutua Daja. Ka qenë ngjarje e egër.

Nuk kemi parë që të vritet personi, të merret koka dhe të luhet futboll. Me kokën e tij është shëtitur në gjithë qytetin. Lushnjarët e kanë të skalitur në memorie. Një hakmarrje e egër. Edhe në rastin konkret, Laert Haxhiu që tentoi të vrasë nipin e Aldo Bares. Ka patur një egërsi dhe vazhdon. Saga nuk ka përfunduar ende.

Përderisa kemi persona që ruhen. Familjarët e të vrarëve nuk vijnë në gjykatë të dëshmojnë nga frika. Shumica e atyre që kanë dalë nga burgu janë ekzekutuar', shprehet Keti Banushi.

Softa shprehet se ajo që ndodh sot me këto grupe kriminale është se arrijnë edhe të përfitojnë tendera publikë. 

'Grupet hakmarrjen nuk e kanë se janë cenuar, por pazaret kriminale. Ajo që pamë tek rasti i bandës së Lushnjës, tregonte shkallën e hakmarrjes dhe i përngjan organizatës terroriste ISIS. Leart Haxhiu pasi doli nga burgu është arrestuar për lëndë narkotike, që i japin edhe anën financiare, me të cilën ushqehen. Edhe kur bëjnë porosi, duhen financa të mëdha që vijnë nga aktiviteti i drogës.

Përplasjet nuk vinë vetëm nga hakmarrja por edhe nga aktiviteti i drogës. Ky grup është krijuar që në 97-ën, që vazhdon të operojë ende dhe sot, si ajo e Lushnjës, Vlorë, Fier. Në Fier ka grupe që bashkëpunojnë me pushtetin lokal, që shpesh kanë marrë edhe tendera. Një pjesë e tyre vazhdojnë të jenë në aktivitet. Edhe nëpër burgje kanë mundësi të komunikojnë, të drejtojnë grupet kriminale', vijon Softa.

Ndërsa Banushi thekson se në qytete si Lushnja duhet të evidentohet më shumë dora e shtetit, pasi ka tendenca që qytete të tilla të vogla të jenë në dorë të grupeve kriminale.

'Kanë qenë rrethanat asokohe, në një shtet që nuk funksiononte. Në Lushnjë edhe komisariati nuk funksiononte. Kanë qenë situatat që sollën pasojat, që vazhdojnë edhe sot. Fakti që tani dy persona janë të arrestuar, duhet të ketë një dorë më të fortë, për të shpërbërë këto grupe që vazhdojnë edhe sot. Duhet të ndihet më shumë dora e shtetit, edhe në këto qytete të vogla', thekson Banushi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Gazetarja tregon vrasjet makabër në Lushnje: Familjarët e të vrarëve kanë frikë të vijnë në gjykatë të dëshmojnë

 

Gazetarja Keti Banushi sqaroi në 'Studio Live' si lindi konflikti në Lushnje mes bandës së Aldo Bares dhe të Artur Dajës, që kulmoi me vrasjen e këtij të fundit, duke iu prerë dhe koka.

'Ishte fatkeqësi për djemtë lushnjarë ajo që ndodhi në ’97. Konfliktet që kanë patur erdhën edhe brenda Lushnjes. Saga ka nisur për konflikte jashtë vendit. Kanë qenë shok me njëri-tjetrin. Ka qenë konflikti mes Aldo Bares dhe Artur Dajën. Vrasja e vëllait të Bares nga Artur Daja. Mbaj mend  se ajo që nxehu gjakrat ishte megjithë vrasjen,  sërish nuk pranonte Daja të jepte trupin. Ka dashur disa orë të merrej trupi i tij. Kjo krijoi ndarjen. Më pas u ekzekutua Daja. Ka qenë ngjarje e egër', thotë gazetarja. 

Banushi shton se hakmarrjet vijiojnë ende, perderisa dhe familjarët e të vrarëve nuk vijnë të dëshmojnë në gjykatë nga frika.

'Nuk kemi parë që të vritet personi, të merret koka dhe të luhet futboll. Me kokën e tij është shëtitur në gjithë qytetin. Lushnjarët e kanë të skalitur në memorie. Një hakmarrje e egër. Edhe në rastin konkret, Laert Haxhiu që tentoi të vrasë nipin e Aldo Bares. Ka patur një egërsi dhe vazhdon. Saga nuk ka përfunduar ende.

Përderisa kemi persona që ruhen. Familjarët e të vrarëve nuk vijnë në gjykatë të dëshmojnë nga frika. Shumica e atyre që kanë dalë nga burgu janë ekzekutuar', shprehet Keti Banushi.

G.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

'Klinika 24'/ Obstetër Gjinekologe Xhensila Omeri: Vajza dhe gra kujdes! Duhet të bëni kontrolle rutine tek gjinekologu për të evituar problemet në kohë

'Klinika 24'/ Obstetër Gjinekologe Xhensila Omeri: Vajza dhe gra kujdes! Duhet të bëni kontrolle rutine tek gjinekologu për të evituar problemet në kohë