Studiuan jashtë, por vendosin të rikthehen në Shqipëri! Njihuni me të rinjtë që janë punësuar në Ministrinë e Arsimit

Studiuan jashtë, por vendosin të rikthehen në Shqipëri! Njihuni me të rinjtë që janë punësuar në Ministrinë e Arsimit

Në një postim në rrjetin e saj social “facebook”, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Shahini ka publikuar fotot e disa rinjve, të cilët kanë jetuar e studiuar jashtë vendit dhe aktualisht shërbejnë në pozicione të ndryshme pranë ministrisë që ajo drejton.

“Në Ministri jam e rrethuar me të rinj që kanë jetuar dhe studiuar jashtë vendit, por që kanë vendosur të kthehen në Shqipëri për të kontribuar në zhvillimin e arsimit. Sot dhe gjatë fundjavës këtë faqe këtu do ja kushtoj atyre”, shkruan Ministrja Shahini.

MASR ka në përbërjen e saj një numër të lartë të diplomuarish jashtë Shqipërisë. Ata kanë kryer studime universitare dhe pasuniversitare në universitete të njohura në Evropë dhe botë.

Pasi kanë kryer studimet dhe kanë jetuar për vite me radhë jashtë Shqipërisë, ata janë kthyer në Shqipëri jo vetëm për të qëndruar pranë të afërmve të tyre, por edhe për të dhënë kontributin e tyre të çmuar në vendin e tyre.

Ora 15:36
Studiuan jashtë, por vendosin të rikthehen në Shqipëri! Njihuni me të rinjtë që janë punësuar në Ministrinë e Arsimit
  • B.K./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

    GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin