Studiuesit thonë se infeksioni i Covid u eksportua nga Europa për në New York

Studiuesit thonë se infeksioni i Covid u eksportua nga Europa për në New York

Rastet e para me Covid-19 në Nju-Jork e kanë origjinën në Europë. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Shkolla e Mjekësisë në Mount Sinai.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën shkencore “Science”. Ai është i pari që gjurmon burimin e këtyre rasteve dhe tregon se shpërthimi i SARS-CoV-2 në qytetin e Nju Jorkut erdhi kryesisht përmes transmetimit të pagjurmuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, me pak prova që mbështesin mbërritjen direkt nga Kina, ku virusi pati origjinën, ose vende të tjera në Azi. Studiuesit gjithashtu dokumentuan përhapjen e hershme të SARS-CoV-2 në Nju-Jork në atë kohë.

Nju Jorku është bërë një nga epiqendrat kryesore të koronavirusit në ShBA me afro 17 000 vdekje në zonën metropolitane. Të dish kur u fut virusi në Nju Jork dhe rruga që ndoqi për t’u përhapur ka rëndësi për vlerësimin dhe hartimin e strategjive të kontrollit.

Analizat gilogjenetike  me pacientët e Covid-19 hyrje të shumta, të pavarura por të izoluara kryesisht nga Evropa dhe pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara. Analiza të tjera me pacientët që jetojnë në lagje të ndryshme sugjeruan që përhapja në komunitet ishte në proces më 18 mars.

“Studimi ynë ofron një pasqyrë të dhëna të reja mbi origjinën dhe larminë e këtij patogjeni të ri viral”, thotë një prej autorëve të studimit. “Ne gjetëm prova të qarta për shfaqje të shumta të pavarura të virusit në zonën më të madhe metropolitane nga origjina të ndryshme në botë, si dhe nga vetë SHBA-të. Për më tepër, ne identifikuam grupe në lagje të ndryshme nëpër qytet, çka sugjeron se transmetimi komunitet kishte nisur përpara 18 marsit. Gjetjet tona nxjerrin në pah nevojën thelbësore për reagim të hershëm të shëndetit publik në rast të një patogjeni të ri”, thonë studiuesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim

GOLAT/ Juventus për turp, barazon 2-2 me Cagliarin! Lazio i falet Luis Albertos, mund Genoan në udhëtim