Suarez është i Juventusit, akord për 3 vite me futbollistin e Barcelonës

Luis Suarez me shumë gjasë sezonin e ardhshëm do të jetë lojtar i Juventusit. Mediat italiane raportojnë se kampionët e Italisë kanë hequr dorë nga Edin Dzeko, pasi ka një marrëveshje me sulmuesin e Barcelonës, që ashtu si shoku i skuadrës Lionel Messi, pritet të largohet pas 6 vitesh në Camp Nou.

Referuar ‘Sportmediaset’ Suarez dhe Juventusi kanë akord për tre vitet e ardhshme, mbi bazën e 10 mln eurove në sezon. Problemi i vetëm mbetet Barcelona, pasi nuk dëshiron të heqë dorë pa asnjë përfitim për ‘El Pistolero-m’, duke qenë se kanë edhe një vit kontratë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Në zgjedhjet e 25 prillit PD dhe LSI duhet të garojnë bashkë apo të ndara?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

U qëllua me plumb në gjoks, biznesmeni në Lezhë ishte duke ecuar me makinë! Ka shkuar vetë në spital i plagosur