'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: Kush ka mendim ndryshe le të ngjitet në një paralele më të gjatë se ajo që hipa unë

TIRANË - Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të re organizimi e cila do të shpaloset më 27 prill.

Meta u shpreh se slogani i kësaj lëvizje do të jetë nga tani e tutje “Për ty Atdhe”, ndërsa shtoi se do të garojë për postin e presidentit në PL, si kandidati më i duhur.

“Lekët e nënë Selvisë, të xhaxhait nga Sovjani dhe të gjithë qytetarëve,  nuk do t’i marrë më as Rama as djali i atij miliarderit që vjen çdo ditë në Shqipëri. Le të shkojë në Greqi, e djegin grekët e përvëlojnë. Ndaj nisim për ty Atdhe, për Atdheun bëjmë çdo sakrificë. Do t’ia nxjerrim jashtë loje televizionet këtij tarallakut. 

Do ua kthejmë paratë shqiptarëve, siç ia kthyen Tiranës parkun Rinia. Ne jemi krenarë që i shërbejmë popullit dhe vendit tonë dhe si asnjëherë më parë Shqipëria i ka sytë te kjo konventë e cila dhe një sekond nuk do të ketë zhvillime pa media.

Sakaq, ai ka bërë edhe një batutë sa i takon atyre brenda partisë që mund të kenë një mendim ndryshe.

Kush ka mendim ndryshe të vijë atje dhe të flasë para popullit shqiptar. Ka një kandidat më të mirë se Ilir Meta të vijë, mundësisht të hipi në një paralele më të gjatë se ajo që hipi Ilir meta. Epo tashi sufllqe nga qielli nuk vijnë më.

Liderët formohen në opozitë, jo në qeveri, përmes sakrificës. Të jesh në opozitë është mision, sakrificë, vetëm liderët e kuptojnë këtë”, tha Meta.

Po ashtu, ish-presidenti deklaroi se PL do të kthehet në forcë politike që do të rrëzojë nga pushteti Rilindje.

“Rilindja do ta marri të shtyrën më 27 prill. Forca drejt konventës, kudo e ndjej që Shqipëria po lëviz, minjtë po dridhen. Përballë tyre do të jetë një shumicë dërmuese. Iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët, tani drejtohet nga njerëz me karakter dhe të paepur si nënë Selvija. Drejtohet nga Erisa Xhixho, nga njerëz me vlera të larta morale, nga njerëz me zemër dhe jo nga ata me stomak”, tha Meta.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 24/04/2024 05:26

    Pse ishte ti budalla e hipe mbi paralele, të bëjnë dhe shqiptarët si ty?? Ajde gamor gazmor që je.

    Përgjigju
  • Iris: 24/04/2024 03:53

    Shume te drejte ke! Lideret formohen permes sakrificash! Ashtu sic u sakrifikua P.Vasili qe Kryemadhi te te ruante te ngrohte e te sigurte karrigen e kryetarit,kur zotrote ishe president republike dhe sic po e sakrifikon tani sa per sy e faqe Moniken,qe t'a mbash karrigen vetem per vete,bile duke sakrifikuar dhe vete titujt me rradhe ne fillim te LSI qe u rithemelua ne PL dhe ti na u /vetesakrifikove/ duke u ribere prape kryetar dhe tani po sakrifikon titullin e postit ne konventen e ardhshme duke u kthyer nga kryetar ne president,vetem qe te vazhdosh te jesh vete ne krye e duke sakrifikuar te gjithe qe te mundesuan ricklimin e vazhdueshem si kryetar,por dhe pa rivale.Ja ky eshte shembull se si /sakrificat/ krijojne nje lider.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën