Sulm me armë në Shtëpinë e Bardhë, Trump lë konferencën: Situata nën kontroll (VIDEO)

Të shtëna armësh në Shtëpinë e Bardhë, bënë që presidenti amerikan Donald Trump të largohej nga konferenca për shtyp. Agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan dhe plagosën një burrë që pretendonte se ishte i armatosur jashtë Shtëpisë së Bardhë. Shefi i Shërbimit të Sigurisë, Tom Sullivan u tha mediave se rezidenca presidenciale nuk u cenua dhe asnjë person nuk u vu në rrezik. Presidenti u kthye disa minuta më vonë për të thënë se situata ishte nën kontroll, duke theksuar se trupat mbrojtëse kishin sulmuar dikë por që nuk dihej nëse ai kishte synime për ta lënduar presidentin apo dikë tjetër.

I pyetur nga gazetarët nëse u ndie I kërcënuar ai u përgjigj me ironi ”Se di. A dukem I tronditur?"

Sipas deklaratave të shefit të shërbimit të sigurisë, personi I plagosur është një 51 vjeçar, por identiteti I tij nuk u bë i njohur për publikun. Në një njoftim në mbrëmje, Sullivan u tha gazetarëve se të shtënat ndodhën rreth orës 18:00 pasi personi i dyshuar iu qas punonjësit të sigurisë duke thirrur se kishte armë, kjo ndodhi pranë rrugës së 17-të në Pennsylvania Avenue.

Pas ngjarjes rezulton se të dy, qoftë i dyshuari, qoftë dhe punonjësi i sigurisë janë dërguar në spital, ndërsa Sullivan refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të mëtejshme nga gazetarët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur