Sulm me thikë nga një ekstremist pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur

Sulm me thikë nga një ekstremist pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur

Momenti i sulmit

BRUKSEL- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Bruksel pas një sulmi me thikë nga një ekstremist fetar.

Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda një metroje në Bruksel, shumë pranë selisë së Komisionit Europian.

Sipas mediave vendase i dyshuari u arrestua nga policia belge në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët okularë hanë se i dyshuari 30-vjeçar bërtiti “Allahu Akbar” para se të kryente sulmin me thikë, duke plagosur 4 persona, njëri prej tyre në gjendje kritike.

Policia dhe ambulancat kanë rrethuar zonën dhe trafiku u ndërpre ndërsa stacioni i metrosë Schuman u mbyll, konfirmoi STIB-MIVB, kompania e transportit publik të qytetit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

Champions League/ Sot jepen dy biletat e para të gjysmëfinaleve, titullarët e Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid