Sulm në një xhami në Pakistan, mbi 59 të vrarë dhe 120 të plagosur, reagon kryeministri: Vënia në shënjestër e xhamisë është dëshmi se sulmuesit nuk lidhen me Islamin, janë terroristë

Sulm në një xhami në Pakistan, mbi 59 të vrarë dhe 120 të plagosur, reagon kryeministri: Vënia në shënjestër e xhamisë është dëshmi se sulmuesit nuk lidhen me Islamin, janë terroristë

Pamje nga vendngjarja ku ndodhi sulmi

Një shpërthim brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshaëar, ka të ngjarë të jetë një sulm vetëvrasës dhe sipas raportimeve të deritanishme nga mediat e huaja thuhet se kanë vdekur mbi 59 persona dhe 120 janë plagosur. Një zyrtar i lartë i sigurisë, zëvendës komisionari Shafiullah Khan, konfirmoi numrin e viktimave për televizionin shtetëror, duke shprehur frikën se numri i të vdekurve mund të rritet.

Autoritetet përkatëse konfirmuan se në spital ndodhen për mjekimin e nevojshëm dhjetëra të plagosur dhe e përshkruan gjendjen e disave prej tyre si "kritike". Të mbijetuarit dhe punonjësit e ekipeve të shpëtimit thanë se çatia e ndërtesës u rrëzua nga shpërthimi masiv. Sulmi u dënua nga kryeministri Shahbaz Sharif, por nuk janë dhënë ende detaje mbi natyrën e sulmit. Xhamia frekuentohej nga zyrtarë të sigurisë dhe të qeverisë.

Provinca pakistaneze kufizohet me Afganistanin dhe ka përjetuar sulme të përsëritura terroriste muajt e fundit. Shumica e akteve të dhunës në të kaluarën pretendoheshin nga organizata e jashtëligjshme Tehrik-i-Taliban Pakistani pjesëtarët e së cilës janë të njohur si talibanët pakistanezë.

“Vrasja brutale e muslimanëve që bëjnë sexhde para Allahut është kundër mësimeve të Kuranit”, tha Sharif në një deklaratë, duke shtuar se “vënia në shënjestër e Shtëpisë së Allahut është dëshmi se sulmuesit nuk kanë të bëjnë fare me Islamin. Terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit”, tha kryeministri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Shpërthimi në xhami në Pakistan, thellohet në 59 numri i viktimave

1675113065_sfhj.JPG

Është thelluar bilanci i viktimave në Pakistan. Të paktën 59 persona mbetën të vrarë dhe mbi 150 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me bombë në një xhami në zonën e Pesheëarit në Pakistan, pranë kufirit me Afganistanin.

Nga pamjet e bëra publike duket se një pjesë e murit të xhamisë është shkatërruar tërësisht, ndërsa vazhdojnë kërkimet për trupa që mund të kene mbetur në rrënoja.

Shumë prej viktimave konfirmohet se ishin pjesëtarë të forcave të policisë, që  kanë qenë edhe objekt i sulmit. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin, por besohet se pas tij fshihen forcat talebane. 

Autoritetet policore thanë se rreth 300-400 efektivë ndodheshin në zonë në momentin e shpërthimit. 

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif reagoi ashpër pas sulmit duke e dënuar atë. Ai tha se ata që fshihen pas këtij shpërthimi nuk kanë asnjë lidhje me Islamin duke theksuar se i gjithë vendi është I bashkuar kundër kërcënimeve të terrorizmit.

F.D/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit

Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit