Sulmet e paprincipta të Krastës (Berishës-Metës) ndaj ambasadores Yuri Kim dhe përgjigja 'lapidare' e saj

Sulmet e paprincipta të Krastës (Berishës-Metës) ndaj ambasadores Yuri Kim dhe përgjigja 'lapidare' e saj

Si me Mustafa Nanon, Adi Krasta ka tentuar të “peshkojë” ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Alexandër Arvizu, për të sulmuar kolegen e tij aktuale Yuri Kim.

Logjika e Krastës tentoi të nxjerrë atë që disa qarqe politike e mediatike pranë Ilir Metës e Sali Berishës në Tiranë duan të nxjerrin; se ambasadorja nuk po flet për listat e hapura, se ambasadorja nuk po flet për diktatin e Ramës etj, etj, duke e vendosur ata se çfarë dhe si do të jetë axhenda e së dërguarës së presidentit të SHBA-së në Tiranë.

Por nuk ka vonuar edhe përgjigja e ambasadores amerikane Yuri Kim, ndaj këtyre sulmeve të qarta politike, edhe pse të dala nga panele apo tryeza mediatike.

“Implementimi hap pas hapi i reformës në drejtësi është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

Nevojë për të hequr pengesat dhe për të gjetur zgjidhje praktike.

Duhet që t’i evitojmë pengesat, të kërkohen zgjidhje praktike dhe mos iu dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë”, shkroi ambasadorja Yuri Kim.

Pra Uashingtoni zyrtar i shikon këto sulme si lidhje direkte të atyre që duan të pengojnë reformën në drejtësi.

Ky është një qëndrim politik, i qartë, i hapur dhe shumë i fortë.

Pasi nuk mundet që politika shqiptare të gjejë me faj një ambasadore, qoftë edhe amerikane, pse politika shqiptare nuk arrin të bëjë marrëveshje.

SHBA ka qenë gjithmonë pro marrëveshjeve, i ka nxitur dhe i ka ndihmuar ato në të gjithë historinë politike të Shqipërisë.

Kur Tirana zyrtare i ka refuzuar, natyrisht që është tërhequr e ka ndërhyrë atëherë kur ishte e domosdoshme.

Në vitin 1996, i dërguari i presidentit Clinton i propozoi Sali Berishës një marrëveshje për të dalë nga qorrsokaku i zgjedhjeve të manipuluara të 26 majit.

Berisha nuk e pranoi. SHBA u tërhoq. Në vitin 1997, SHBA mbështeti një marrëveshje politike për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi dhe dezintegrimi.

Në vitet e normalizimit, SHBA ka mbështetur çdo marrëveshje për të arritur një zgjidhje kundër përplasjes e polarizimit.

Por si parim ka nxitur palët, nuk është se ka sjellë një marrëveshje nga “lart”.

Në vitin 2016, SHBA edhe BE mbështetën një reformë në drejtësi, pasi arritën të kuptojnë vullnetin popullor në vend për një përmbysje të tillë.

Dhe e kanë mbajtur premtimin prej katër vitesh, edhe pse ka pasur pengesa e kundërshtime shumë të forta. Sidomos nga politika.

Në vitin 2019, SHBA ishte determinante në rrezikun që Shqipëria kishte për të shkatërruar sistemin politik nga djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve, pra dalja e opozitës nga sistemi.

Megjithë këtë, SHBA mbështeti dhe përkrahu një marrëveshje si 5 qershori, duke i ofruar Lulzim Bashës rihyrjen në sistemin politik, me rregullat e garancitë që ai kërkonte.

Mbahet mend fjalia tashmë citat e ambasadores Kim: “Topi është në fushën e Luli Bashës” .

Por ambasadorja amerikane nuk mund të menaxhojë humoret e politikës shqiptare, apo të problemeve e frustrimeve që ka vetë opozita brenda saj.

Sulmet ndaj saj janë të paprecedentë në ndonjë vend tjetër, qoftë edhe anti-amerikan.

Nuk sulmohet asnjëherë ambasadori amerikan në Rusi, apo Pekin në këtë mënyrë.

Nisi në vitin 2016 kundër Donald Lu dhe ka vijuar edhe me zonjën Moses dhe me zonjën Kim.

Por përgjigja e saj sot ka qenë lapidare: S’e kanë me mua, por kanë problem me reformën në drejtësi, nuk bëjmë hapa pas…TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALDO: 25/09/2020 00:27

    O shqiptar merreni shtruar kete pune se nuk shahen ato qe na ruajten si shtet nga 1919 -1920 e deri tek çlirimi i Kosoves.Me keto sulme po çoni uje tek mulliri i kundershtareve.ZOTI ju ndriçofte rrugen.

    Përgjigju
  • Akrepi: 24/09/2020 10:25

    More zoterinj , po na e mbushet shqiperine me lapidare , tani filluat tua beni dhoro edhe Amerikaneve . Liria e fjales eshte nje per te gjith ;mor zoterinj qeveritar dhe perkrahesve te saj .Nukse duket ne fjalen e zoteri Krasta as kundervenie dhe as tendenca shpifiesh . Sa per fjalen e zonjs Kim besojse ka te drejte , thot se eshte e fokusuar te pastrimi i drejtesise dhe jo tek problemet qe ka dhe duhet ti zgjidhe vet politika shqiptare . Po nga tia mbaje zonje Kim , ju doni ta perdore secili per vete , per ajo do beje detyren e saj , qe ka per detyre . Ne jemi gjysem protektorat i SHBA-se dhe BE-se , sigurisht qe duhet te kekojme ndihme nga ata , por duhet te dim se edhe ata kane programin e tyre , dhe s'mund te dalin prej saj . Keshtu qe na mbetet te respektojme njeri - tjetrin dhe te punojme se bashku per ta cuar shqiperine ne zhvillim . Askush nukse na respekton me shume , sesa duhet te duam e respektojme njeri - tjeterin .

    Përgjigju
  • O tej: 23/09/2020 19:34

    Bajgat Meta-Berish-Basha/Monika -Krasta ti rrujne by... Ambasadores

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Përplasen dy helikopterë ushtarakë në Malajzi, 10 viktima

VIDEO/ Përplasen dy helikopterë ushtarakë në Malajzi, 10 viktima