Sanksionet e SHBA pas sulmeve kibernetike ruse, Olta Xhaçka: Jemi në krah të aleatëve tanë, Rusia duhet të mbajë përgjegjësi

Sanksionet e SHBA pas sulmeve kibernetike ruse, Olta Xhaçka: Jemi në krah të aleatëve tanë, Rusia duhet të mbajë përgjegjësi

Olta Xhaçka

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbështetur vendimin e SHBA-ve për sanksione ndaj Rusisë pas sulmeve kibernetike.  Xhaçka thotë Rusia duhet të mbajë përgjegjës për veprimet e saj që cënojnë sigurinë.

"Shqipëria mbështet plotësisht masat e SHBA në përgjigje të veprimeve të Rusisë kundër tyre dhe aleatëve tanë. Ne qëndrojmë pranë SHBA-së dhe gjykojmë se këto masa janë proporcionale dhe të drejta. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj që shkojnë kundër sistemit të bazuar në rregulla dhe kërcënojnë sigurinë tonë", thuhet në mesazhin e Xhaçkës.

Në përgjigje të ndërhyrje ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe sulmeve kibernetike në vend, administrata e Biden vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe dëboi personelin diplomatik.

SHBA fajësuan Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme Ruse si forca që qëndron pas sulmit të SolarWinds që preku qeverinë federale si dhe pjesë të gjera të sektorit privat.

Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan deklaroi për CNN se qëllimi i administratës është të japë një përgjigje të duhur ndaj sulmeve ruse.

Sanksionet shenjëstrojnë dhjetëra individë, duke përfshirë zyrtarë të inteligjencës ruse dhe masa do të përfshijë edhe dëbimin e deri në 10 zyrtarëve dhe diplomatëve rusë.

Prej disa javësh administrata e Biden, ka dhënë sinjale se po përgatit një përgjigje ndaj shkeljes së sigurisë kibernetike.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe kompanitë e teknologjisë kanë thënë se sulmi kibernetik që u zbulua në dhjetor të vitit 2020, mund të ishte bërë nga ana e hakerëve rusë, akuza e hedhur poshtë nga Moska.

Nga sulmi kibernetik janë prekur të paktën nëntë agjenci qeveritare, përfshirë departamentin e Thesarit, atë të Drejtësisë dhe të Tregtisë si dhe 100 ndërmarrje private. Sanksionet gjithashtu kanë për qëllim hakmarrjen për ndërhyrjen e pretenduar gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ndërhyrje e cila sipas agjencive të inteligjencës amerikane është miratuar nga Vladimir Putin.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 15/04/2021 21:24

    Hahahah lepires b...e

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale