Sulmet mes izraelitëve dhe palestinezëve, Blinken në Jerusalem: Duhet që marrëveshja të arrihet mes dy shteteve

Sulmet mes izraelitëve dhe palestinezëve, Blinken në Jerusalem: Duhet që marrëveshja të arrihet mes dy shteteve

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të ndërmarrin hapa urgjentë për të rivendosur qetësinë mes dhunës në rritje. Duke folur në Jerusalem, Blinken përsëriti mbështetjen e SHBA-së për një zgjidhje me dy shtete si mënyra më e mirë për të sjellë sigurinë për të dy palët.

Qeveria e re e Izraelit kundërshton krijimin e një shteti palestinez. Vizita vjen pas dy sulmeve me armë nga palestinezët në Jerusalemin Lindor në fundjavë, duke vrarë shtatë izraelitë.

Në një konferencë shtypi pas bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën, Blinken shprehu ngushëllimet e tij për atë që ai e quajti sulm të tmerrshëm terrorist.

Sulmi nga një palestinez 21-vjeçar synoi besimtarët pranë një sinagoge të premten në mbrëmje. Disa orë më vonë, një palestinez 13-vjeçar hapi zjarr ndaj një grupi izraelitësh, duke plagosur babë e bir.

Dy palestinezë gjithashtu u qëlluan për vdekje në incidente të veçanta në Bregun Perëndimor të pushtuar përpara mbërritjes së zotit Blinken. Një 18-vjeçar i armatosur u vra nga një roje sigurie izraelite pranë vendbanimit verior të Bregut Perëndimor të Kedumim të shtunën mbrëma. Të hënën në mëngjes, trupat hapën zjarr ndaj një automjeti për të cilin ata thanë se u largua pasi goditi një ushtar, duke vrarë shoferin 26-vjeçar, në Hebron.

Blinken tha se SHBA kishte një synim të qëndrueshëm që palestinezët dhe izraelitët të gëzonin masa të barabarta lirie, sigurie, mundësish, drejtësie dhe dinjiteti, të cilat ai tha se mund të arrihen më së miri duke realizuar vizionin e dy shteteve- një shtet të pavarur palestinez. krahas Izraelit.

Dështimi për ta bërë këtë, tha ai, do të ishte i dëmshëm për sigurinë e Izraelit dhe për identitetin e tij afatgjatë si një shtet demokratik hebre.

"Kjo është arsyeja pse ne po u bëjmë thirrje të gjitha palëve tani që të ndërmarrin hapa urgjent për të rivendosur qetësinë, ne duam të sigurohemi se ka një mjedis në të cilin ne mund të krijojmë kushtet ku mund të fillojmë të rivendosim një ndjenjë sigurie për izraelitët dhe palestinezët njësoj”.

Netanyahu nuk iu përgjigj deklaratës së zotit Blinken i cili tha se zgjidhja arrihet vetëm nëpërmjet një marrëveshje mes dy shteteve. Qeveria e tij e sapoformuar përbëhet nga parti që kundërshtojnë me vendosmëri konceptin e një shteti palestinez dhe mbështesin zgjerimin e vendbanimeve hebreje në tokat që palestinezët pretendojnë për një shtet të tyre.

Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse Izraeli e kundërshton këtë.

Kryeministri izraelit është zotuar të marrë masa të ashpra në përgjigje të sulmeve të fundjavës. Forcat izraelite janë përforcuar në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor dhe shtëpitë e të dy sulmuesve janë mbyllur në përgatitje për rrënim. Qeveria është zotuar gjithashtu të zgjerojë dhe përshpejtojë dhënien e licencave të armëve për qytetarët izraelitë, si dhe të marrë masa kundër familjeve të terroristëve që mbështesin terrorizmin, duke përfshirë heqjen e të drejtave të qëndrimit dhe të sigurimeve shoqërore të anëtarëve.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura