Sulmet terroriste, Hysa: Ideologji laike, nuk e njeh feja! Varfëria, mungesa e arsimimit faktor stimulimi për këto grupe

Produkt idiologjik i shoqërive moderne që i prodhon “laiciteti”, mungesa e arsimimit të duhur, dhe jo vetë besimi fetar. Kështu e konsideroi sekretari i Forumit Musliman në Shqipëri Roald Hysa, në një intervistë për Report TV shfaqjen e fenomeneve të radikalizmit që çojnë më pas në deri në ektremizëm të ngjarjeve të fundit si ato që ndodhën në Austri dhe Francë.

"Terrorizmi është fënomen i ri modern, nuk ka të bëjë me fenë, 1400 vjet fe. Terrorizmi nis në vitet 1970 lindime brigadat e kuqe dhe me aksion direkt në Francë.  Janë grupe ekstreme komuniste. Nuk kanë lidhje me fenë. Këto janë ideologji shumë të reja. Islami historikisht nuk e njeh këtë lloj fenomeni..  Janë disa elemëntë që duhen parë në të ashtuquajturin radikalizim dhe ka të bëjë me emigracionin, varfërinë dhe me çështjen e arsimimit" - tha Hysa.

Karikaturat satirike të përdorura  në Francë kanë një funksion provokues për çdo lloj besimi. Për Hysën vendi ynë ka një ideologji të ndyshme që përqafon modelin anglosakson, ndryshe nga ai francez që sipas tij përfaqëson një ideologji laike që nuk lejon respektimin e fesë në sferën publike.

"Presidenti Makron ka nisur një ndryshim të konceptit të laicitetit, më saktë të laicitetit që përfqëson vetë Franca. Për shembull modeli anglosakson është një model që me të vërtetë ne duhet ta ndjekim, ne si Shqipëri pasi është një model që e toleron dhe e respekton shumë fenë në sferën publike, ndërkohë që laiciteti Frances nuk e toleron këtë gjë" - thotw Hysa.

Por sa imune është shoqëria jonë ndaj fenomeneve, për të kontrolluar dhe parandaluar mundësinë e veprimit të grupeve të tilla?

"Ne si komunitet i kemi bërë detyrat tona dhe është bërë vazhdimisht dhe në Shqipëri fatmirësisht nuk ka një gjë të ndjeshme. Ne jëmi për sigurinë e qytetarit dhe zbatimin e ligjeve të këtij vendi. Myftinitë përkatëse të këtij komuniteti kanë bërë trajnime me imamllarët dhe hoxhallarët për këto lloj problemesh. Dhe mësimet e tyre janë për paqe dhe integrim të vazhdueshëm në jetën sociale" - u shpreh Hysa.

Në 16 tetor 2020 një mësues francez mbeti viktimë e një akti terrorist në  Paris të Francës. Samuel Pati  u  vra nga një i ri 18 vjeçar rus,  pasi tregoi karikaturat e profetit Muhamed në klasë, ndërsa një javë më vonë në Austri, tre persona mbetën të vrarë e 7 të tjerë u plagosën  si pasojë e sulmeve terroriste që tronditën mbarë botën.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ateist: 13/11/2020 09:56

    Nuk besoj se islami erdhi deri ne brigjet jugore te Europes me buqeta me lule ne shekullin e vdekjes se profetit te tyre deri ne shekullin XV. Islami eshte perhapur me lufte o trupeshk njejte edhe si fete e tjera me shume mbeshtetes.

    Përgjigju
  • Toni: 12/11/2020 20:33

    Ça je tu thon o besimtar i injorancës! Laiciteti e paska fajin për sulmet e xhihadistëve? Evropa e sotme prodhon terrorrizëm? Logjikë struci që fsheh kokën në rërë! E zëmë që vitet e fundit e paska fajin laiciteti. Po a e di ti o besimtar i injorancës që luftërat më gjakatare në historinë e njerëzimit kanë qënë të motivuara ose të mbështetura nga feja? Çfarë mund të thuash për kryqëzatat,protestantët me katolikët,shiitët me sunitët,myslimanët me induistët,myslimanët me budistët etj,etj... Injoranca fetare dhe mostoleranca e të menduarit ndryshe nga fanatikët e të gjitha besimeve fetare ka qënë dhe ngelet faktori nr 1 i vuajtjeve dhe fatkeqësive të njerëzimit! Prandaj mos u hiqni si virgjëresha ju që keni lindur përbindëshit më të mëdhenj të njerëzimit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës