12 të arrestuar për sulmet e KZAZ-ve, 20 në kërkim! Arrestohet 'live' ish-deputeti i PD-së (VIDEO)

12 të arrestuar, 20 të shpallur në kërkim, 29 të shoqëruar në Polici dhe 7 të hetuar në gjendje të lirë. Është ky bilanci i përfundimtar i Policisë së Shtetit, pas sulmeve që u regjistruan në 14 KZAZ-të e vendit të martën në mbrëmje dhe të mërkurën. Mes këtyre personave janë punonjës të Bashkisë, të policisë Bashkiake dhe ish-deputetë të opozitës. 

5 të arrestuar janë për incidentin në Shkodër, në KZAZ numër 3 në shkollën "Shejnaze Juka", ku militantët i vunë flakën klasës që shërbente si KZAZ. Mbrëmjen e së mërkurës arrestua teksa shkonte në emision 'live', ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia. Në pranga ranë 5 punonjës të Bashkisë. Mes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër, njofton policia. 

Në Tropojë u arrestuan 7 persona, ku u sulmua KZAZ në ambientet e Muzeut, duke thyer xhamat dhe prishur materialet zgjedhore. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë 5 persona të tjerë, mes tyre Isuf Çelaj, ish-deputet i PD-së; Besnik Dushaj Kryetar i Bashkisë; Fatos Buçpapaj Kryetar i Njësisë Administrative Bujan, Gëzim Gjoni Kryetar i Njësisë Administrative Fierzë dhe Azgan Haklaj, si dhe janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë

Për sulmet në Kamëz,janë shoqëruar 15 persona. Për incidentet në Burrel u shoqërua dhe më pas lirua ish-deputetja Dhurata Çupi, si dhe kryetarja e FRPD në Mat, Denisa Llapa, por jo arrestime. Në Shkodër, drejtori i Policisë së Qarkut Niko Brahimaj, thërriti sot në një takim zyrtarë të Bashkisë dhe PD-së në Shkodër, ku për herë të parë në një deklaratë për mediat, PD u distancua nga dhuna. 

Edhe sot, kryebashkiakët e PD-së dhe LSI-së nxorrën në terren zyrtarët e bashkive dhe punonjësit e policisë Bashkiake ku u përplasën me policinë e rendit që ruante KZAZ-të. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Ndalimi i Bardh Spahisë, militantët e PD-së protestë te Drejtoria e Policisë

Pas ndalimit të ish-deputetit Bardh Spahia, militantë të PD-së janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku pritet të zhvillohet një protestë. Të pranishëm janë Klevis Balliu, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri dhe disa funksionarë të tjerë të PD-së

Ora 22:17
Ish-deputeti i PD-së ndalohet 'live' teksa shkonte në emision (VIDEO)

Ish-deputeti Bardh Spahia është ndaluar nga policia, teksa ishte në një komunikim live në emisionin "Open' të Eni Vasilit. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia, për ngjarjet e regjistruara mbrëmjen e së martën në KZAZ nr. 3 në qytetin e Shkodrës, ku iu vu flaka shkollës 'Shejnaze Juka'.
Bardh Spahia: Okay, Eni më kërkojnë që të më shoqërojnë drejt ambienteve të Drejtorisë së Policisë
Eni Vasili: Në Tiranë?
Bardh Spahia: Eni po më kërkojnë që të fikë celularin, por më marrin celularin nga dora, me metoda jo normale, jo qytetare
Spahia-Policit: Kujdes, mos më prek

Ora 21:34
Policia bën bilancin: U sulmuan 14 KZAZ, 12 të arrestuar mes tyre 3 policë bashkiakë, 20 në kërkim (EMRAT)

Policia e Shtetit jep informacion rreth tensioneve gjatë ditës së sotme ku janë sulmuar 14 KZAZ nga administrata e bashkive të djathta në vend duke u konfrontuar me dhunë me policinë. Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 12 persona, 20 të tjerë janë shpallur në kërim dhe janë shoqëruar 29 persona. Mes të arrestuarve janë edhe 3 policë të Policisë Bashkiake.

Njoftimi i plote i Policise:

Sulmet ndaj KZAZ, 12 të arrestuar, 20 shtetas janë shpallur në kërkim, 29 janë shoqëruar në Polici dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.

Në 24 orët e fundit, të paktën 14 KZAZ janë bërë objekt i sulmeve dhe dëmtimit, udhëhequr kryesisht nga subjektet politike opozitare, e shpesh në krye të sulmeve për fat të keq janë evidentuar edhe funksionarë të bashkive, ish-deputetë dhe punonjës të policive të tyre bashkiake.

Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Rendit publik”.

Aktet më të rënda janë regjistruar në KZAZ në Bashkinë Shkodër, ku disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin  kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka” dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle.

Gjithashtu ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të vendosur për të garantuar mos-prekjen e materiale zgjedhore.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka dokumentuar përmes identifikimit me anë të pamjeve filmike dhe fotografike, autorët të dyshuar si të implikuar në këto akte anti ligjore.

Kështu Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë 5 persona, konkretisht:

  • Gentian Bytyqi – polic i bashkisë Shkodër
  • Alfred Nikolli- polic i bashkisë Shkodër
  • Adi Garuci – specialist i bujqësisë, bashkia Shkodër
  • Aleks Ndoj – polic i bashkisë
  • Orlando Thepi

Mes 14 personave të shpallur në kërkim janë edhe ish-deputetë të zonës, anëtarë të Këshillit bashkiak si dhe punonjës të Bashkisë Shkodër. Ndërkohë 2 shtetas të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Në lidhje  me dëmtimin e materialeve zgjedhore në KZAZ e Bashkisë Tropojë,  tek Muzeu Historik, janë arrestuar në flagrancë 7 persona, konkretisht;

 

  • Ilir Margjekaj, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.
  • Haxhi Gjidia, Punonjës i Bashkisë Tropojë, tek Pastrim-Gjelbrimi.
  • Bledar Pepkolaj,
  • Arjan Gabraj,
  • Ndricim Ndrepepaj,
  • Amarildo Gecaj,
  • Armando Gecaj.

Janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Ata janë:

  • Isuf Çelaj, ish-deputet i partisë demokratike.
  • Besnik Dushaj, Kryetar i Bashkisë, Tropojë.
  • Fatos Buçpapaj, Kryetar i Njësisë Administrative Bujan.
  • Gëzim Gjoni, Kryetar i Njësisë Administrative Fierzë.
  • Azgan Haklaj

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Pas sulmit dhe tentativës për të dëmtuar materialet zgjedhore në KZAZ në Kamzë janë shoqëruar 15 persona dhe po kryhen veprime hetimore ndaj tyre.

Ndërsa Policia e Dibrës ka shoqëruar 14 shtetas pas sulmeve në dy KZAZ në Burrel dhe Klos, ku janë dëmtuar e djegur materiale zgjedhore.

Policia e Shtetit mbetet tërësisht e angazhuar dhe në krye të detyrës në përgjegjësinë për mbrojtjen dhe garantimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit, e ka detyrë ligjore garantimin dhe mbarëvajtjen e të gjithë procesit zgjedhor, para, gjatë dhe pas përfundimit të procesit, dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit është e detyruar të marrë masa në zbatim të ligjit dhe vetëm të ligjit.

Askush nuk mund t’i fshihet përballjes me ligjin dhe për këdo që e shkel atë, janë kryer dhe do të kryhen edhe në vijim të gjitha veprimet procedurale ligjore për ndëshkimin sipas parashikimeve të Kodit Penal.

Ora 15:12
Sulmi mbi KZAZ-të, shoqërohet për rreth 1 orë në polici ish-deputetja Dhurata Çupi

Shoqërimi i Dhurata Çupit dhe kryetares së FRPD-së

Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi është shoqëruar në komisariatin e policisë bashkë me kryetaren e forumit rinor të kësaj partie, Denisa Llata pas sulmeve të militantëve sot mbi KZAZ-të.  Ato kanë qendruar në ambientet e Komisariatit për rreth një orë dhe më pas janë lënë të lira. Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi u shoqërua rreth orës 15:00. E kontaktuar më herët nga Report Tv, Dhurata Çupi u shpreh se ndodhej në Komisariat, por nuk i ishte komunikuar asgjë. 

"Jam në komisariat, bashkë me kryetaren e forumit, por nuk më kanë komunikuar asgjë", u shpreh më herët ajo. 

Ora 14:21
PD Shkodër distancohet nga dhuna, ish-deputeti: S'ka urdhër për ndalimin e Bardh Spahisë

Pas arrestimit të punonjësve të bashkisë së Shkodrës dhe militantëve për zjarrin që i vendosën dje KZAZ-së nr. 3, ish-deputetët e PD-së janë thirrur në një takim në drejtorinë e policisë nga kreu i këtij institucioni Niko Brahimaj.

Report Tv mëson se në takim është diskutuar me tone të qeta, për të shmangur konfliktet dhe përplasjet. Në përfundim të takimit, ku ishin ish-deputetët Gurakuqi, Ulqinaku dhe Lorenc Luka, kryetari i PD-së në Shkodër, Amulli u distancua nga dhuna, ndërsa kishte një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

"I kërkuam drejtorit të mos bëjë ndalime politike. Distancohemi nga dhuna. Rama mos të mendojë të vijë nesër në Shkodër se do përballet me protesta nga me të ndryshmet" deklaroi ai. Ndërsa Romeo Gurakuqi mohoi që të kishte një urdhër për arrestimin e ish-deputetit Bardh Spahia.

"Nuk ka urdhër ndalimi për ish deputetin Spahia. Duhet të respektohet autonomia vendore" deklaroi ai. Ndërkohë që gjatë momentit që ish-deputetët ishin në komisariat, jashtë ambienteve kishte edhe shumë militantë të PD-së që kërkonin lirimin e të arrestuarve.

Ora 12:18
PD-ja i vendosi flakën KZAZ-së në Shkodër, shpallet në kërkim ish-deputeti Bardh Spahia


Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia është shpallur në kërkim pas sulmit të KZAZ-së mbrëmë në Shkodër, e cila është vendosur në shkollën 'Shejnaze Juka'. Militantët e PD i vunë flakën godinës mbrëmë duke përdorur benzinë. Bashkë me ta ishte edhe ish-deputeti Bardh Spahia. Ata u konfrontuan me punonjësit e policisë dhe zjarrfikëset duke mos lejuar edhe ndërhyrjen e tyre.

Ora 11:20
12 të arrestuar dhe 20 në kërkim pas sulmeve të KZAZ-ve në Shkodër dhe Tropojë


Deri tani 12 persona janë arrestuar pas sulmit të KZAZ-ve në Tropojë dhe flakës që i vendosën një KZAZ-je në shkollë në qytetin e Shkodrës.

Tre punonjës të bashkisë dhe dy militantë të PD-së janë arrestuar gjatë natës në Shkodër pas incidenteve në shkollën 'Shejnaze Juka', ku është vendosur KZAZ-ja nr.3,që u sulmua nga militantët e opozitës, të cilët i vendosën flakën godinës duke përdorur benzinë. Të arrestuarit janë Gentian Bytyqi dhe Alfred Nikolli, dy policë të bashkisë, specialisti i bujqësisë Adi Garuci dhe Aleks Ndoj me O. Th. 17 vjeç, militantë të PD-së.

Pesë personat janë arrestuar mbrëmë gjatë natës pas evidentimit të pamjeve nga ekspertët e policisë. Për Shkodrën janë shpallur në kërkim 14 persona dhe janë proceduar 2 në gjendje të lirë.

Ndërsa në Tropojë u arrestuan 7 persona, 6 janë shpallur në kërkim dhe 5 po hetohen në gjendje të lirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 20/06/2019 09:45

    isha duke e pa live.... ky qe u arrestu i PD e kishte ber plan me eni vasilin dhe te fusnin ne kurth Ballen... shikojeni mire ky arrestim ne kete menyre eshte plan me top channel. taulanti e kuptoje kete kur eni dhe ai loku i PD ndryshonin fjalet e Balles

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 20/06/2019 09:41

    Bardh Spahia ka ngritur doren kunder policit!! Nuk ka asnje sulm politik ndaj ketij plehre qe me keto skenare me kujton te atin e tij nje dite para 2 Prillit 1991!!

    Përgjigju
  • Lol: 20/06/2019 08:37

    Vetem burg do hajn. Kot hidhen perpjet se asgje skan per te ber

    Përgjigju
  • emi: 20/06/2019 07:05

    ik si legen tani. felluqsire. se meriton as emrin doktor as prejardhjen shkodrane u bane ti me djeg shkolla. yyy rrace e ndyre. eshjatruat kete vend

    Përgjigju
  • Emigrant: 20/06/2019 02:52

    Z Lleshi na KUJTON Kadri Hazbiu Si minister I suksesshemne kohen e Enver Hoxhes

    Përgjigju
  • Tarasi: 20/06/2019 00:54

    RAMA NUK ESHTE NEVOJA TE NGRESH USHTRINE POR KERKO SOCIALISTET EDHE SHQIPTARET

    Përgjigju
  • Emigrant: 20/06/2019 00:44

    POLICIJA e bashes po perpiqet te zbatoje vendimin e presidentit RRUGE ZGJIDHJE SHUME E THJESHTE SHPERNDARJAE PARLAMENTIT QEVERI E PERKOHSHME FUNKSIONALE ME TE HUAJ JO SHQIPETARE VOTIM ME KASA ELEKTRONIKE SI NE USA VOTE PLUS FOTO PLUS KARTE IDENTITETI TE ZGJIDHEN DEPUTETE TE RINJ MINISTRAT TE BEHEN EMEROHEN NBI BAZEN E PERQINDJES NE MENYRE KATEGORIKE JO QEVERI NJE PARTIAKE NDALIMIN RREPTESISHT FUQIJA TEK NJE NJERI I VETEM PER MUA ILIR META QE MORI NJE VENDIMMARRJE TREGOJE PJEKURI POLITIKE KU PERJETESIMIN I NJESHIT JU THYE HUNDA

    Përgjigju
  • Gzim Kraja: 19/06/2019 23:36

    Arrestoni voltanen qe i harxhon tan lekt tu ble benzin me djeg shkolla e nuk ban asnji rrug ne shkoder .

    Përgjigju
  • rezi: 19/06/2019 23:36

    Edhe ju media i fryni zjarrit, pikërisht si në 97-ën, kur mediat italiane ulërinin se veriu është nisur drejt jugut, po i afrohet Lushnjës, po i afrohet Fierit...dhe propoganda e tyre që ndiqej nga shqiptarët brënda e jashtë Shqipërisë, shkaktonte tmerr e panik, ku po shkojnë? Do dilte një mjek, Nesti Kondili quhej më duket, që mori kurajon dhe doli duke ju kërkuar shqiptarëve të ulin gjakrat. Atëherë Sala që e donte këtë luftë civile, pasi u mori lekët shqiptarëve, kishte pushtetin, u zgjodh president me tanke. Po sot, kush nxit zjarrin mes shqiptarësh? Të dëmtosh pronën të taksapaguesve, do ta dëmshpërblesh deri në një. Ju media, pse s'bëni pyetje që të thellohen e të nxirret një konkluzion, por jeni ju që nxirrni konkluzionin? Një gjë do ju thoja: ligji duhet të veprojë, bëjnë thirrje për dhunë, duhen dënuar, e mos i quani ish ky e ish ai, flisni në kohën e tashme, kush janë? Qytetarë që shkelin ligjet, dhe për këtë do ndëshkohen. Shkoni e mbroni ata që kanë pasuri përrallore, dhe merrni ju dënimin. Popull, mos t'ju bëjnë për budallenj, iku koha e frikës nga pushteti, por tani frikën po e mbjell opozita, ata janë nxitësit e dhunës.

    Përgjigju
  • Beni: 19/06/2019 22:53

    Ti vete djeg dhe sulmon policene dhe thua mos me prek me dore,

    Përgjigju
  • adi: 19/06/2019 22:52

    policet shkelin procedurat pasi ktij bastardi i duheshin vene prangat menjehere. ka djegur nje shkolle femijesh ky ...

    Përgjigju
  • Koli: 19/06/2019 22:44

    Po vjen stina e pushimeve. Nje vit qe persim te shikojme prinderit. Me duket se kere radhe do na duhet te hapim syte mire... edhe pse jemi te lindur dhe rritur ne Shqiperi... prape bejme veshtiresi ti kuptojme Shqiptaret qe jane aty. Zoti e rruajt Shqiperine.

    Përgjigju
  • Populli: 19/06/2019 17:29

    Shqiptaret I bejne thirrje policise Jo te shoqerojj por to arrestoje kushdo qofte per prishje te zgjedhjeve per demtim te prones per kundershtim te punonjesve te policise per prishje te rendit dhe te qetesise publike ,Organet e drejtesise te veprojne menjehere Kete jua kerkon populli urgjent

    Përgjigju
    • Robshi: 20/06/2019 00:39

      Cilat zgjedhje ato te gjiknurit me shoke apo ato te gjushit me shoke...te Dy jane kryetare degesh PS..

  • kasem gahinji: 19/06/2019 17:21

    ska me shkodrane.shkodra eshte ne duar te shkodreqeve.

    Përgjigju
  • Gesa: 19/06/2019 16:02

    Mos beni marveshje por arrestoni Voltanen dhe Bardhin se kto dy plera i vun flaken shkolles qe ndodh vetem ne Kabul nje gje e till.Guxojn te kercenijn kryeministrin mos hajde ne Shkoder?Po kush mund te bllokoj kryeministrin e nje vendi mor plera,palaco qe po shkaterroni vendin per burgun e Metes e Berishes.Tu hiqen pasaportat dhe jo per 10 por per 20 vite mos te lejohen te dalin nga Shqiperia

    Përgjigju
  • Drita: 19/06/2019 15:38

    Vdeksh edhe ti monster qe je dhe grua,mbetsh atje brenda rrugace grua qe jeni bere si ulkonjat,mbetet rrugeve mes tymit e zjarrit qe u shkrumbofshit.

    Përgjigju
  • Tarasi: 19/06/2019 15:00

    kapeni kete deputet legen futeni brenda

    Përgjigju
  • turi: 19/06/2019 14:50

    O zot gjith kjo urrjetje nder te dyja palet. fali o zot

    Përgjigju
  • Shkodrani: 19/06/2019 14:44

    Mir mo Amull qe i pashkolle qe je si mendon ti ato qe dogjen dhe thuen gjamat dhe shqyen deren te mos ndalohen, po je edhe ti me bandat tuaja te PDse qe po e shkaterroni shkodren, keni 27 vjet qe e qeverisni shkodren dhe e keni bo mos me keq o XHod. Si ka mundesi te digjet shqiperia per nje hajdut me ze e figure e kishit ne koalicion dhe jua futi gishtin tani prrseri me ket hajdut dhe tju sjedhi sipas qejfit te tyre, turp per ju qe i shkoni mbrapa per te marr pushtetin me dhune por kurr nuk keni per ta marre populli ju njef mire cfar kriminelash jeni dhe nuk ju votom me.

    Përgjigju
  • tori: 19/06/2019 13:50

    Ku asht ky vagabond,ky "m*t" trimit.Ku asht mshef?Ngrihuni o populli Shkodres me Josin ne krye si demokrate e vertete kunder ktyre hajdutave e vagabondave te bashkis se Shkodres e puntor e nenpunesa te ujsjellesit Fshatar e malcor te ranun ne Shkoder qe po ja ndrojne iidentitetin e qytetit.Asnje meshire per kto hajdut qe populli I Shkodres I njeh mire.Ne sulm policia bashke me forcat progresime te qytetit e forcat demakratike te PD me Josin ne krye per burgosjen e ktyre "democrat"hajduta e pa asnje personalitet per thyerjen egjitha ligjeve te shtetit.Jam I mendimit qe organizatoret e demtuesit ta paguajne demin e te sekuestrohen shtepit e tyre deri ne shlyrjen e demit te kryer

    Përgjigju
  • toni: 19/06/2019 13:33

    amerika shikon,heton,dhe ne fund do te japi reston o berish

    Përgjigju
    • Beni: 20/06/2019 03:56

      Shume e sakte

  • Shkodra: 19/06/2019 12:59

    Perse nuk e arrestoni Voltanen,kete lavire qe po nxit kriminelet te djegin shkolla.Ku eshte prokuroria,ajo po pengon zgjedhjet dhe duhet arrestuar bashk ne ish deputetet.Vepro shtet

    Përgjigju
  • Alt+Ctrl: 19/06/2019 12:56

    Rradhen e ka Voltana...

    Përgjigju
  • www.YoungTribune.com: 19/06/2019 12:55

    Sipas informacioneve qe kam Bardh Spahia ndodhet ne Mal Te Zi

    Përgjigju
  • Malok: 19/06/2019 12:35

    Kta nuk Jane populli shqiptar...BRAVO POLICIA. se sjan aq sh sa ata pretendojne se Shqiptaret sjan budallej tu shkojn pas ktyre krimineleve

    Përgjigju
  • shkeleni muterine: 19/06/2019 12:31

    gjyq popullor per keta plera qe duan te mbajne peng te gjith shqipetaret e nderuar dhe paqedashes.nqs do dikush te rrezoje nje qeveri e vetmja menyre eshte VOTA o kafshe njerez te shpellave!!vaksinat shpejt se na mbyti llumi i shoqerise qe i eshte bashkangjitur PD LSI qe shesin e blejne njeri tjetrin per pushtet kundra SHQIPERISE ne kurriz te popullit

    Përgjigju
  • SPAK: 19/06/2019 12:24

    Kalbeni qenin,klyshin e k*rves,, dashka destabilitet te vendit ky vemje ky b*th shkepur. Te arrestohen urgjentisht Anarkistet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit