Sulmi i Metës ndaj gazetës 'TemA', reagon Mero Baze: S’jam tmerruar as kur ky dhe ortaku në pushtet kanë vrarë, kanë vënë bombë në makinë dhe më kanë nxjerrë nga redaksia me policë

Sulmi i Metës ndaj gazetës 'TemA', reagon Mero Baze: S’jam tmerruar as kur ky dhe ortaku në pushtet kanë vrarë, kanë vënë bombë në makinë dhe më kanë nxjerrë nga redaksia me policë

Mero Baze dhe Ilir Meta

Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze ka reaguar pas sulmit frontal që presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndërmarrë ndaj kësaj të përditshme informative.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze sfidon hapur kreun e shtetit duke hequr edhe një paralele mes pushteteve që aktualisht ka në dorë Ilir Meta.

Ndër të tjera Baze shkruan “Më paska sulmuar Presidenti duke më kërcënuar me “tmerrim”, kur të vij në pushtet, disa ditë pasi ka vajtuar për sulmet ndaj Ylli Ndroqit me të cilët ndan planin e biznesit dhe programacionin e tij. (Mund t’ia provoj po ka kurjozitet). Tani ky në pushtet është, se më shumë se president të Republikës, nuk e bëjmë dot.

Vetëm nëse e ka fjalën kur të bëhet President i shoqatës së të burgosurve të Reformës në Drejtësi, se më shumë se kaq pushtet sa ka, si japim dot.

Plus kësaj kam tërë jetën në opozitë me këtë, kur ka qene kryeministër, zëvendëskryeministër, ministër e president.

S’jam tmerruar, as kur ky dhe ortaku në pushtet kanë vrarë, kanë vënë bombë në makinë, më kanë nxjerrë nga redaksia me policë etj.

Përkundrazi atë e kam parë të tmerruar. E inkurajoj ta mbaj fjalën, e jo të më marrë në telefon e të më thotë “O vëlla Blushin lexon ti? Ai është budalla ja shkruan Monika."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kacidhe: 04/10/2020 16:57

    O Monika vetem ja shkruan apo dhe shtrin kabllin?

    Përgjigju
  • O tej: 04/10/2020 16:54

    Metmut hajdut por edhe vrases

    Përgjigju
  • Faf: 04/10/2020 16:10

    Bravo Mero!aq sa di ti,nxirrja gjith hajduterite dhe krimet qe ka bo ky hajdut me ze e figure,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukun “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?