Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alteo Hysi, tha për Report Tv se pasi forcat ruse goditën me raketa kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, kanë zhvilluar një takim me ambasdorin rus në Tiranë.
"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thirri ditën e sotme Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, për t’i përcjellë protestën e ashpër pas sulmeve masive përgjatë natës me dronë dhe raketa, gjatë së cilave u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë" tha Hysa.
Gjatë këtij takimi MPJE shprehet se ambasadorit Alexey Zaitsev iu dorëzua notë verbale, teksa u theksua se sulmet cenuan sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Shqipërisë, Ernal Filo.
"Gjatë takimit u theksua se sulmet kishin cenuar rëndë sigurinë dhe jetën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë. Ky incident është i papranueshëm dhe krejtësisht në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë në çdo rrethanë të sigurisë dhe dinjitetit të stafit diplomatik të akredituar.
Ambasadorit rus iu dorëzua notë verbale dhe iu kërkua që të përcjellë thirrjen e palës shqiptare për të respektuar normat ndërkombëtare pranë autoriteteve të vendit të tij”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Rusia godet me raketa kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Report Tv siguron pamjet! Filo: Pashë vdekjen me sy! Hoxha: E papranueshme











