Sulmi i shkrimtarit të ‘Vargje Satanike’/ Dudaj: U bë nga ‘të paditur’ që përdoren nga islami politik! Unë u kërcënova pse ia botova në shqip veprën

TIRANË- Pas sulmit që iu bë shkrimtarit, Salman Rushdie, për botuesen Arlinda Dudaj, qëndrojnë njerëz të paditur, që përdoren nga islami politik. Si botuesja e cila e ka sjellë në shqip veprën e Rushdie ‘Vargjet Satanike’ (The Satanic Verses), Dudaj thotë se ai nuk është një libër që ka lidhje me myslimanizmit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Ka pjesë që satirizon gruan e Muhamedid, që janë në funksion të veprës letrare, por nuk ka lidhje me myslemanizmit drejtëpërdrejtë. Atij i duhen histori të tilla përse të ndërtuar një histori që nuk është histori, ai është mjeshtër i gjuhës dhe luan me gjuhën, ka një figuracion të jashtëzakonshëm letrar.  Nuk është një libër që mund të bëjnë armik, janë njerëzit e paditur që shkojnë pas kërcënimeve me vdekje dhe janë njerëz që përdoren dhe kjo është e keqja e madhe se ca bën islami politik dhe grupet e tjera”, tha Dudaj.

Në një intervistë në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Dudaj ka treguar se pikërisht për faktin që ka botuar këtë vepër, edhe ajo është kërcënuar, por për fat kanë mbetur thjesht kërcënime.

“Unë kam pasur në fillime kur u botua në 2010, por kam pasur disa e maile që mund të mund quhen kërcënuese, por kanë mbetur vetëm me kaq, se ne jemi vendi i bashkëjetesës fetare, ka njerëz që kontestojnë dhe nuk ka gjë të keqe, se librat mund të provokojnë mendimin, dyshoj që njerëzit që e kundërshtojnë, nuk e kanë lexuar librin, aty është përdorur një histori, për të arritur në veprime ekstreme”, rrëfeu ajo.  

Në fund, Dudaj ka pasur edhe një mesazh për të gjithë shikuesit, që të lexojnë sa më shumë libra, teksa citoi edhe Umberto Econ, duke thënë se leximi të bën të jetosh shumë jetë.

“Mesazhi im është lexoni sa më shumë libra se të bën që të kuptoni që bota nuk është bardh e zi, por ka shumë ngjyra. Kemi rënë në një batak dhe duket sikur bota jonë e vogël është ajo që jetojmë, e ka thënë Umberto Eco, që të bën të jetosh shumë jetë”, përfundoi Dudaj në Report Tv.

Këto reagime vijnë pasi Rushdie, 75 vjeç, u sulmua teksa po mbante një fjalim në Nju Jorku. Ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, madje ishte raportuar se mund të humbte shikimin në njërin sy, por sipas mediave ai e ka kaluar rrezikun. Policia e Nju Jorkut identifikoi autorin e dyshuar, Hadi Matar, 24-vjeç nga Fairvieë, Nju Xhersi, i cili kishte blerë një biletë për të ndjekur leksionin e autorit në Institutin Chautauqua. Ai doli në podim dhe goditi me thikë shkrimtarin me origjinë indiane të paktën 10 herë, në fytyrë, qafë dhe bark. Pas ngjarjes, gazeta e linjës radikale Kayhan, kryeredaktori i të cilës emërohet nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, shkroi: “Një mijë bravo… për njeriun e guximshëm dhe të përgjegjshëm që sulmoi të ligun Salman Rushdie në Nju Jork. Dora e njeriut që grisi qafën e armikut të Zotit duhet puthur”.

Kush është Salman Rushdie ?
Shkrimtari me origjinë indiane, Salman Rushdie është kërcënuar me vdekje për shkak të punës së tij gjatë një karriere letrare prej pesë dekadash. Shumë nga librat e 75-vjeçarit kanë qenë të suksesshëm, me romanin e tij të dytë, ‘Midnight’s Children’, që fitoi çmimin Booker në 1981. Por ishte pikërisht romani i tij i katërt, ‘Vargjet Satanike’ (The Satanic Verses), i botuar në 1988, që u bë vepra e tij më e diskutueshme, duke sjellë trazira e me shumë mundësi edhe plagosjen rëndë.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja e Shqiptarja.com, Brunilda Kazani

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore?



×

Lajmi i fundit

Rama konfirmon ndryshime brenda PS, por s’jep emra: Janë me qëllime organizative, që s'kanë peshë

Rama konfirmon ndryshime brenda PS, por s’jep emra: Janë me qëllime organizative, që s'kanë peshë