SHBA 'fshikullon' mediat pranë opozitës për rrjetin 5G: 'Gazetari' shkel e shko, por s'e ndryshon të vërtetën

SHBA 'fshikullon' mediat pranë opozitës për rrjetin 5G: 'Gazetari' shkel e shko, por s'e ndryshon të vërtetën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

TIRANE-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas shkrimeve në mediat pranë opozitës dhe disa eksponentëve të saj kundër rrjetit 5G në Shqipëri, që e cilësojnë si të pasigurt. Ambasada e cilëson si “gazetari” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, por thekson se nuk e ndryshon të vërtetën. Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G, thotë ambasada.

"Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje” thuhet në reagimin e ambasadaës së SHBA-së.

Por si qëndron e vërteta për rrjetin 5G? SHBA-ja në të gjithë Europën, Perëndimin ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Në Shqipëri ka rastisur që fushata koincidon me lancimin e rrjetit 5G nga një operator privat. Rrjetin 5G nuk e ka në dorë qeveria, por kompania që ka blerë frekuencat e liruara nga televizionet, që më pas janë shitur nga AKEP.

Lancimi i rrjetit 5G për të cilin nuk përdoret Huawei në Shqipëri, por teknologjia perëndimore duke respektuar politikën europiane. Pra nuk ekziston asnjë shkelje, e para nuk është në dorë të qeverisë shqiptare dhe e dytë nuk ekziston si problem. Ndërkohë, vetë kompania Huawei konfirmoi dje, në një deklaratë zyrtare, se “nuk kemi bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk kemi ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tensionet Larte: 06/11/2019 19:12

    Albtelekom është duke përdorur këtë kompani kineze Huawei si 'partner teknik' që nga koha e privatizimit. Ky është interesant që institucionet shtetërore shqiptare po përdorin shërbimin e Albtelekom (Huawei) për shumë vite.

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 06/11/2019 15:16

    Kembanat bien qe te degjohen!! Po a ka kush veshe ama??! Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe kush e kruan me Daj Samin dihet se çfare fundi e pret!! Hauwei po teston ne Serbi se serbet jane aleate te kinezeve...Harruat bombardimin "pa dashje" te ambasades kineze ne Beograd ne vitin 1999?!!

    Përgjigju
    • Jkdks: 06/11/2019 18:46

      Servil i shpifur

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete