Sulmi me kallash ndaj prokurorit Ndoja, Rraja mohon akuzat dhe refuzon të bashkëpunojë me prokurorinë

Redjan Rraja, 33-vjeçari i arrestuar si autori i dyshuar për atentatin kundër prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja në 1 nëntor 2019, ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë.

Rraja në këtë dosje penale, është i vetmi i arrestuar dhe ndaj tij deri në këtë fazë të hetimit, prokuroria ka siguruar një gjurmë gishti të fiksuar në një palë syze dielli që u sekuestruar në makinën, e përdorur nga autorët në këtë atentat.

Një burim pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda tha për “Shqiptarja.com” se për të zbardhur ngjarjen, gjatë këtyre ditëve i është bërë ftesë për bashkëpunim të arrestuarit Rraja, por ai ka refuzuar.

“Është një procedurë standarde që bëhet për çdo të arrestuar dhe jo vetëm për rastin në fjalë…”- tha një burim pranë prokurorisë.

Ndërsa avokati i Redjan Rrajës, Besnik Çerekja, gjatë një komunikimi tha se “unë di që klienti, mban të njëjtin qëndrim që ka mbajtur në fillim, mohon kategorikisht përfshirjen”.

Rraja akuzohet nga prokuroria për atentatin e 1 nëntorit 2019 në Durrës, ku u qëlluar me breshëri kallashnikovi prokurori Arjan Ndoja, shoku i tij Landi Muharremi dhe shoferi i prokurorit Andi Maloku. I vetmi që humbi jetën ishte Maloku, ndërsa Ndoja dhe Muharremi, u plagosën. Pritet që në ditët në vijim kjo çështje ti kalojë për hetime të mëtejshme SPAK-ut.

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të përdoret teknologjia në Zgjedhje?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Covid, rastet pozitive në botë në pragun e 6 milionë! Trump: Moment historik shumë i trishtuar për SHBA