Sulmi me thikë në xhami, rrëfehet për Report Tv shoku i fëmijërisë së autorit: Rudolfi s’pinte ilaçet, ngjarja s'ka lidhje me radikalizëm, ishte e momentit

TIRANË- Një ditë pas sulmit me thikë ndaj 5 personave  mes tyre katër në xhaminë e rrugës së Kavajës “Dine Hoxha”,  për mikrofonin e  Report Tv, Xhevdet Spahiu shoku i autorit Rudolf  Nikollaj tashmë të arrestuar thotë se shkak ka qenë depresioni i Nikollajt dhe mos marrja e ilaçeve.

Sspahiu përjashton cdo skenar të një sulmi terrorist duke sqaruar se Rudolfin e njeh prej fëmijërisë, por muajt e fundit ai kishte shfaqur problemet mendore.

"E njoh që prej fëmijërisë, jemi miq nga e njëjta zonë, kemi qenë edhe shok, kemi jetuar në të njëjtin apartament për disa vite, në kohën e studimeve, ka qenë njeri shumë i mirë, shumë fantastik, shumë i qetë, i angazhuar, shembull për familjen e tij, kohët e fundit ka qenë i sëmurë, me depresion të thellë, ajo ka qenë gjë e momentit, s'ka pasur lidhje as me radikalizëm, as me gjë gtë menduar, i ka ndodhur këtu, sikurse i ka ndodhur në një terminal tjetër autobusash, ajo është pasoja e mos marrjes se ilaçeve, unë e kam takuar vëllanë e tij rastësisht, para disa ditësh dhe ma ka shprehur këtë shqetësim", tha Spahiu.

Këtë të martë Xhamia “Dine Hoxha” i është rikthyer normalitet e faljeve siç shihet edhe në këto pamje. Njësia e antiterrorit ka ngritur akuzën zyrtare ndaj të riut nga mati Rudolf Nikollaj atë të vepras me qëllime terroriste, neni 230 gërma a (veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë).

Ndërkohë me kërkesë të prokurorisë ai do ti nënshtrohet edhe eksperitzës mjeko ligjore për të parë nëse ka apo jo probleme me shëndetit mendor  Nikollaj rezulton i depërtuar nga Anglia disa kohë më parë, ndërsa më 11 Mars 2021 ai u shpall në kërkim për plagosjen e Robert Kurtit po me thikë në terminalin e autobuzëve në laprakë. E teksa për këtë ngjarje ai nuk prangos asnjëherë, do të ishin qytetarët dhe besimtarët e xhamisë “Dine Hoxha” ata që e neutralizuar ditën e djeshme pas agresionit ndaj tyre. Për ngjarjen pati reagime nga komunitetit fetar që e dënoi atë, ndërsa kërkuan hetim dhe vënien para përgjegjësisë së autorit.

Pritet që ditën e mërkurë Rudolf Nikollaj të dalë fillimisht para gjykatës së tiranës për tu njohur me masën e sigurisë ndërsa prokuroria kërkon ndaj tij arrest në qeli.

Rudolf  Nikollaj

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë