Sulmi me thikë në xhaminë ‘Dine Hoxha’, prokuroria mbyll hetimet, i kërkon gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt: Të shtrohet në spitalin psikiatrik, vuan nga probleme të shëndetit mendor

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 19 prill të këtij viti në xhaminë "Dine Hoxha" në kryeqytet. Prokurori Hysni Mulaj ka pushuar çështjen në fjalë dhe pritet t'i kërkoj gjykatës lirimin e Rudolf Nikollajt, i cili ishte lënë nën masën e sigurisë "arrest me burg". Në fund të hetimeve akuza ka caktuar masën "mjekim i detyruar në një institucion mjekësor".

Sipas prokurorit Mulaj, Rudolf Nikollaj, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe plotëson kriteret diagnostike për çrregullim psikotik të paspecifikuar. Ai nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit e preceptimit.

Për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, thuhet në dokumentin e pëfundimit të hetimeve, nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre. Nikollaj, sipas prokurorit, prezanton risk te larte për sjellje të paparashikueshme.

Për gjithë këto arsye, prokurori e cilëson se ai nuk mund të akuzohet për veprën penale "vepra me qëllime terroriste". Më 19 prill të këtij viti Rudolf Nikollaj sulmoi me thikë pesë persona në xhaminë "Dine Hoxha" në rrugën e Kavajës.

Report Tv siguroi videon ekskluzive nga sulmi në xhaminë "Dine Hoxha" te rruga e Kavajës, ku dukej Rudolf Nikollaj, i cili fillimisht hyri me qetësi në xhami, teksa në dorën e djathtë mbante thikën. Më pas ai filloi të sulmojë besimtarët një e nga një duke i gjërmuar me vrap. 2 prej besimtarëve i plagosi brenda xhamisë, ndërsa më pas doli jashtë saj duke sulmuar edhe 3 besimtarët të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas sulmit ai mori biçikletën për t'u larguar, por u ndalua nga kalimtarët dhe besimtarët të tjerë deri sa u arrestua nga policia.

Kërkesa e prokurorisë së Tiranës

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alisa: 25/07/2021 18:24

    Shof qe s ka asnje koment po ky zoteria kur ta perseri ket qe beri parashikoj qe do komentoni dhe ju gazetare do vijoni me lajme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale