Sulmi me tritol ndaj gazetarit në Lezhë, PD: Rama frymëzon krimin të ngrejë dorë mbi mediat

Sulmi me tritol ndaj gazetarit në Lezhë, PD: Rama frymëzon krimin të ngrejë dorë mbi mediat

Albana Vokshi

Ish-deputetja Albana Vokshi ka reaguar në emër të Partisë Demokratike në lidhje me sulmin me tritol në ndaj gazetarit Elidon Ndreka në Lezhë.

Albana Vokshi shkruan se PD shpreh shqetësim dhe se ky është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes.

'Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë pas sulmit me tritol kundër gazetarit të News 24 në Lezhë, Elidon Ndreka.  Atentati me tritol ndaj banesës së gazetarit është sulmi i radhës ndaj lirisë së medias. Si i tillë, ky është një akt i dënueshëm. PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të kësaj ngjarje të rëndë', shkruan Vokshi.

Më tej Vokshi hedh akuza kundër Ramës për frymën dhunuese ndaj gazetarëve dhe rënien e Shqipërisë në Indeksin e Lirisë së Shtypit.

'Për frymën dhunuese ndaj gazetarëve, PD bën përgjegjës Edi Ramën, i cili me sulmet e përditshme  ndaj mediave dhe gazetarëve kritikë frymëzon krimin dhe zyrtarët e korruptuar të ngrenë dorën kundër gazetarëve. Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria ra 9 vende në Indeksin e Lirisë së Shqypit, duke u klasifikuar si vend problematik për lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve. Pa gazetarë të lirë, nuk ka demokraci! Kush prek gazetarët, duhet të ndëshkohet!! Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë', shkruan Albana Vokshi.

Në portën e jashtme të shtëpisë së gazetarit Ndreka në orët e para të mëngjesit shpërtheu një sasi tritoli, duke shkaktuar panik tek familjarët. Në një deklaratë të dhënë për mediat, Elidon Ndreka u shpreh se nuk di ku ta vendosë gishtin, pasi nuk ka konflikte me askënd, por ka besim që ngjarja të zbardhet pasi autorët janë kapur nga kamerat.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Budallaqja: 30/10/2020 16:10

    Surrat petulla e fryre me silikon kercenimet qe i ka bere Presidenti gazetareve duke leshuar sinjale te koduara ja adreson Kryeministrit.Femer e qelbur .

    Përgjigju
  • BURRI SHËMTUAR: 30/10/2020 15:56

    Kjo fytyr *ytha albana vokshi me dy standarte. Kur ilir kak meta sulmoi gazdtarin Doçi kjo stha as një fjal. Kurse sot del e ja hedh faijn Ramës se Rama paska sulmuar gjoja këtë gazetarin e fytyr bythës thithlopës albana o Zot çfar mban korja e tokës thithlopa si kjo fytyr byth.

    Përgjigju
    • LORA: 30/10/2020 17:21

      Tritoli eshte sport ekskluziv i shqup-it. Kete duhet t'a dije mire ky gazetari,per mua i panjohur. B*xhella vokshi rren vedin se mund te mashtroje njerezine. Kembes ti bini o babalet e vetdjegun,nga Edi Rama nuk ka e nuk do te kete dhunim te njerezve,ne Shqiperine tone. Dhuna eshte identiteti juaj autentik.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kandidimi i Belerit në Parlamentin Europian, avokati: Efekt elektoral në Greqi! Dhuli: Në rast se ka zgjedhje në Himarë, mund të mos marrim pjesë

Kandidimi i Belerit në Parlamentin Europian, avokati: Efekt elektoral në Greqi! Dhuli: Në rast se ka zgjedhje në Himarë, mund të mos marrim pjesë