Sulmi në Deçan të Kosovës/ Osmani: Cënim i rëndë i sigurisë! Kurti:Tronditëse! Rama: Autorit ndëshkim ekstrem nga drejtësia! Meta: Akt kriminal! Basha: Ngushëllime (REAGIMET)

Sulmi në Deçan të Kosovës/ Osmani: Cënim i rëndë i sigurisë! Kurti:Tronditëse! Rama: Autorit ndëshkim ekstrem nga drejtësia! Meta: Akt kriminal! Basha: Ngushëllime (REAGIMET)

Viktimat, dy nxënësit Gentiana Mustafaj, Ledion Hamzaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj

TIRANË- Këtë të premte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Deçan të Kosovë, ku është qëlluar me armë në drejtim të një autobusi duke lënë 3 viktima, shoferi dhe 2 nxënësit, si dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar edhe politika në Kosovë dhe Shqipëri ku njëzëri bëjnë thirrje që kjo ngjarje të zbardhet dhe të çojnë përpara drejtësisë autorin ose autorët.

Një reagim më të fortë ka pasur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se kjo është cenim i rendit dhe sigurisë kombëtare.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 02:27
Sulmi në Deçan, Lindita Nikolla: Krim i rëndë dhe i patolerueshëm, kriminelët meritojnë ndëshkim

Sulmi makabër në Deçan të Kosovës që la 3 viktima mes tyre dy nxënës të mitur ka tronditur vendin. Një reagim ka ardhur edhe nga Kryetarja e Kuvendit  Lindita Nikolla e cila e sheh ngjarjen e zezë në Deçan si një krim të patolerueshëm.

Nikolla ndan dhimbjen e thellë me familjet e viktimave dhe qytetarët e Kosovës.

‘Krimi që ndodhi në Deçan dhe që morri edhe jetë fëmijësh, është i rëndë dhe i patolerueshëm. Ndaj dhimbjen e thellë me familjet e viktimave dhe qytetarët e Kosovës. Mbështes institucionet e drejtësisë së Kosovës. Krimi, kriminelët meritojnë ndëshkim!’, shkruan Lindita Nikolla.  

 

Ora 23:43
Sulmi në Deçan të Kosovës/ Veliaj: I pikëlluar nga lajmi për ngjarjen e rëndë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet e tij të pikëlluara për ngjarjen tronditëse në Deçan të Kosovës, ku 3 persona humbën jetën. Pas sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi humbën jetën shoferi dhe dy nxënës, Veliaj përmes një postimi në Twitter shprehu bindjen se institucionet e Kosovës po punojnë fort për zbardhjen e ngjarjes.

‘I pikëlluar nga lajmi për ngjarjen e rëndë në Deçan, ku humbën jetën tre persona, mes të cilëve dy nxënës. Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre. I bindur se institucionet e bKosovës po punojnë fort për zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes dhe vënien e autorit para drejtësisë.', shkruan Veliaj 

 

Ora 22:58
Sulmi në Kosovë/ Kurti: Lajm tronditës! Ngushëllime familjeve, policia po heton krimin e rëndë

Reagon Albin Kurti. 

"Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.

Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi", shkruan Kurti. 

Ora 22:52
Sulmi me armë në drejtim të autobusit në Deçan/ Rama: Autorit ndëshkim ekstrem nga drejtësia

1637917823_rama2.jpg

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga sulmi me armë në drejtim të autobusit në Deçan të Kosovës, teksa ka kërkuar ndëshkim ekstrem për autorin.

"Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues", shkruan Rama. 

Ora 22:51
Sulmi me tre viktima në Kosovë, Ministrja e Jashtme: Autori meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji

1637963596_64005d0f31d189d87.jpg

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me vrasjen e tre personave në Kosovë. Xhaçka shprehet se autori i krimit meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji.

"Pikëllim e dhimbje për tragjedinë në #Kosovë të shkaktuar nga një dorë kriminale që meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji. Mendjet e lutjet tona ju shkojnë familjeve të viktimave të pafajshme! U prehshin në paqe!"-shprehet Xhaçka.

Ora 22:18
Sulmi në Deçan të Kosovës/ Basha: Ngushëllimeve familjeve! I sigurt se autoritetet do bëjnë gjithçka për zbardhjen e ngjarjes

1637865142_autoLulzimBashaoki15008107871.jpg

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për sulmin në Kosovë. 

"Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithcka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër", shkruan Basha. 

Ora 22:11
Sulmi me armë në drejtim të autobusit në Kosovë, Meta: Akt kriminal, ngushëllime familjarëve të viktimave

1637961317_ilirmeta.jpeg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku pas sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi humbën jetën shoferi dhe dy nxënës. Meta shprehet i tronditur dhe iu shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit të Kosovës.

"Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë. Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë! Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor."-shkruan Meta në rrjete sociale.

Ora 21:41
Sulmi me armë në drejtim të autobusit në Kosovë/ Osmani: Goditje e rëndë ndaj sigurisë sonë! Autoritetet të zbulojnë sa më parë autorët e krimit

1632171307_autoVjosaOsmani111589885243.png

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me tragjedinë e shkaktuar në Gllogjan të Deçanit, ku kanë mbetur të vdekur katër persona dhe 2 të plagosur. Osmani, me anë të një postimi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve, si dhe u ka bërë thirrje organeve të rendit që të gjejnë sa më shpejt autorin e ngjarjes, pasi e ka quajtur një goditje të rëndë për sigurinë e vendit.

"Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin.

Ftoj organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë.

Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni", shktuan ajo. 

Ora 21:08
Sulmi me armë drejt autobusit në Kosovë, Haradinaj: Trishtim, të kapet sa më shpejt autori!

1637957509_imago0082009436s.jpg

Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan, ku mbetën të vdekur shoferi dhe dy nxënës, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Haradinaj shprehet se u trishtua nga lajmi ndërsa deklaron se i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave. Sakaq, ai apelon organet ligjzbatuese të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi kriminal.

"I trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës. Bashkëndjejmë me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim dhe forcë, në këto momente të rënda për të gjithë ne. Falënderoj kryetarin Bashkim Ramosaj, Policinë, Prokurorinë dhe ekipet mjekësore emergjente për punën e tyre. Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal dhe i njëjti të sjellet para drejtësisë."-shprehet Haradinaj.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri