Sulmi në Gjermani, Tobias Rathien, 43 vjeç, ‘ujku i vetmuar’ që kreu masakrën në Hanau, video e rrëfimit

Autori i masakrës në Hanau në Frankfurt ka një emër dhe portret, Tobias Rathien, 43 vjeç.

Me sa duket ai ishte një ujk i vetmuar me tendenca paranojake që nuk ka shfaqur asnjëherë në të kaluarën qëndrimi raciste apo ekstremiste, siç edhe theksoi Ministri i Brendshëm gjerman, Hessian Peter Beuth.

Sipas hetuesve, motivi i krimit që ai kreu mbrëmë ishte racist dhe se pasi kreu masakrën në lokalet e frekuentuara nga komuniteti turk, ai kishte shkuar në shtëpi ku kishte vrarë edhe nënën e tij dhe më pas kreu vetëvrasje

Masakra e Tobias filloi mbrëmë rreth orës dhjetë, kur ai  filloi të qëllojë verbërisht drejt dy lokaleve. Fillimisht ai hapi zjarr në "Midnight" në qendër të qytetit, pastaj u zhvendos me makinë në "Arena Bar & Café" në një lagje tjetër, ku pasi i ra ziles së lokalit hapi zjarr pa paralajmërim.

Rreth orës tre të mëngjesit, policia gjurmoi banesën e vrasësit ku dhe gjeti dy viktima, atë të agresorit dhe nënës së tij.

Gazeta Bild flet për një video dhe një letër në të cilën agresori Tobias R. ka shpjeguar  arsyet e tërbimit të tij vrastar. “Disa popuj që nuk janë në gjendje të dëbohen nga Gjermania duhet të shfarosen”, shkruante ai në letër.

Policia ndërkohë po vazhdon hetimet dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë patur lidhje me agresorin.

Vrasësi kishte postuar gjashtë ditë më parë në YouTube një mesazh paranojak në anglisht ku i drejtohej "të gjithë amerikanëve" duke informuar se ai është "nën kontrollin e një shoqërie sekrete të padukshme". Ai shkruante në mesazh se “Në Shtetet e Bashkuara ka baza nëntokësore ku amerikanët torturojnë fëmijët për një kohë të gjatë me metoda të skllavërisë moderne". Video mesazhi përfundon me thirrje nxitëse për të vepruar, për të identifikuar bazat e pretenduara nëntokësore dhe për t'i "groposur ato".


Lajmi kryesor:

Gjermani/Masakër në dy klube nate të frekuentuara nga turqit, 11 viktima dhe 4 të plagosur, vrasësi paranojak, 43 vjeçar vret edhe nënën e tij (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë