Sulmi në Nice në 2016 me 86 viktima, lirohen nga burgu 2 shqiptarët, i shitën armën terroristit
Homazhet per viktimat ne Nice te Frances
Prej 4 vitesh në burg për sulmin terrorist të 14 korrikut 2016 në Nicë të Francës, dy shqiptarët Artan Hënaj, 42 vjeç dhe Maksim Çelaj, 28 vjeç, janë liruar. Dy shqiptarët u liruan të hënën nga burgu dhe do të hetohen në gjendje të lirë për trafik armësh.
Artan Hënaj, banues në Fier dhe Maksim Çelaj, banues në Mallakastër, akuzoheshin se i kishin shitur një pistoletë një personi të tretë, dhe më pas arma kishte rënë në duart e terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, i cili u ekzekutua gjatë sulmit nga policia franceze.
Pistoleta e shitur nga dy kushërinjtë Hënaj, u gjet në kamionin e përdorur nga terroristi, që u mori jetën 86 personave dhe plagosën më shumë se 500 njerëz.
Për dy shqiptarët e liruar tashmë, më 30 shtator 2020 edhe OFL u ka dorëzuar atyre formularin për të dhënë llogari për pasuritë e tyre.
Natën e 14 korrikut 2016 kur festohej dita e Bastijes në Nice, 31-vjeçari Bouhlel i hipur në një kamion arriti të hynte mes turmës dhe të vriste 86 persona, ndërsa më pas u vra nga policia.
I.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
LSI prezanton programin elektoral të njëjtë me atë të vitit 2009 kur erdhi në pushtet. Ju krijon besim realizimi i tij?
-
Po
9.6%
-
Jo
88.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 187
Lajme të tjera
-
Vlorë/ 20-vjeçari me BMW përplas për vdekje policin, po shkonte me makinë në punë të merrte shërbimin (VIDEO)
25 Janar, 22:18
-
Përgjimet për Ndrangheta-n, reagon biznesmeni Halili: Refuzoj në mënyrë absolute ndonjë rol në to! Po hidhet baltë dhe po spekullohet me emrin tim
25 Janar, 21:32
-
Pezullimi i Artan Shkëmbit se dekonspiroi operacionet, Edmond Rizaj bëhet numri 2 i OFL-së
25 Janar, 21:27
-
Përmbytjet në Durrës, evakuohen 5 familje
25 Janar, 20:56
-
Vjosa ka dalë nga shtrati, prefekti i qarkut Vlorë: Rritet niveli i lumit, nëse shkon në 7 e 60 metra japim alarmin
25 Janar, 20:42
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në Shkodër 42 vjeçari
25 Janar, 20:23