Sulmi në Top Channel, policia shoqëron ish-dhëndrin e Pal Kolës dhe një person tjetër, por lirohen! Dëshmia: S'kemi lidhje me ngjarjen
Pal Kola dhe shenjat e plumbave në godinën e Top Channel
TIRANË- Ende nuk ka asnjë person të dyshuar për sulmin ndaj Top Channel. Policia kishte shoqëruar ish-dhëndrin Pal Kolës, rojës që mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit, dhe një tjetër person, por tashmë atë janë liruar. Ish-dhëndri Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj u liruan pas marrjes në pyetje, ndërsa mësohet se ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen.
Të dy u ndaluan nga policia në Vlorë orën 03:00 të mëngjesit të së hënës, dy orë pasi ndodhi ngjarja në Top Channel, por tashmë janë liruar. Ata u ndaluan në Vlorë dhe për shkak se kanë dhënë dëshmi kontradiktore janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që më pas policia ka identifikuar që Roberto Papçi është ish-dhëndri i Pal Kolës. Testi i faktorëve plotësues me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rroba ka shpëtuar Roberto Papçin dhe Agustin Tonajn. Të dy kanë rezultuar të pastër, nuk ka prova të lidhen me ngjarjen deri në këtë moment.
Roberto Papçi është ndarë nga vajza e Kolës rreth 2 vite më parë dhe kanë pasur konflikte për kujdestarinë e fëmijëve. Por gjithsesi, deri më tani nuk ka ende asnjë provë që e lidh ish-dhëndrin me sulmin. Ata do të mbahen në vëzhgim në vijim.
Lajmi kryesor:
Sulmi me armë në Top Channel, policia: 100.000 € për këdo jep informacion për autorët! Pyeten pronarët: S'kemi pasur kërcënime, s'kemi të dyshuar
SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?
-
Po
33.4%
-
Jo
61.4%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1307
Lajme të tjera
-
Mbante me vete drogë dhe ekstazi, arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë! Në banesë iu gjet dhe një armë
4 Qershor, 13:33
-
I dha 330 mijë lekë ryshfet Sekretares së Përgjithshme të 'Shëndetësisë', ndalohet administratori dhe inxhineri i kompanisë që fitoi tenderin
4 Qershor, 13:21
-
Java Italiane e Kulturës/ Zhvillohet në Liqenin e Tiranës gara ‘Vrapo për autizmin’, i bashkohet edhe ambasadori Bucci
4 Qershor, 11:51
-
Dukagjin Lipa shfaqet me Veliajn te Piramida: Lali ecën vetëm përpara
4 Qershor, 11:35
-
Tiranë/ Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçari në Bërxullë, arrestohen shoferët e dy mjeteve, një prej tyre rezultoi në gjendje të dehur
4 Qershor, 10:14
-
VIDEO/Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen 2 makina në fshatin Bërxullë! Njëri mjet përfundon në lokal, humb jetën fëmija 7 vjeç që ishte brenda
3 Qershor, 19:25
-
Turi i falenderimeve, Veliaj: Akti më i madh patriotik është që Tirana të ecë përpara!
3 Qershor, 17:24
-
Veliaj në Njësinë 10: Fitorja e 14 Majit, përgjegjësi e madhe për të bërë më shumë punë, me përulësi dhe mëngët e përveshura
3 Qershor, 12:43
-
Personazhe publikë, muzikë nga Sanremo e fishekzjarrë! Si u festua 77-vjetori i Republikës Italiane në Tiranë, ambasadori Bucci: Shqipëria e Italia, si një popull i madh
3 Qershor, 11:38
-
Tirana përzgjidhet nga Bloomberg si një nga 10 qytetet me infrastrukturë inovative për biçikletat
3 Qershor, 09:54
-
I akuzuar për vrasjen e ish menaxherit të VIP-ave, Apeli lë në fuqi vendimin për Elsi Levendin, do vuajë 10 vite e 8 muaj burg
2 Qershor, 15:36
-
Veliaj e paditi për shpifje, shtyhet sërish gjyqi ndaj Berishës
2 Qershor, 13:54
Nese kjo lidhet me bbv te shihen kush ishin njerezit me te dhunshem ne protestat per luizin se atje do i gjejne autoret
PërgjigjuE.vetmja menyre per tu larguar c3shtjes she vemendjes publike eshte kjo piste qe nuk ka shans qe te qendroje der dje eshte vrare nga plumb rikoshet.Viktima pershkonte rruge ne kombe si u tha etj.Kjo eshte eshte Bufera e ditve qe jetojme ne mjeranet dhe keto pasoja I kemi nga Politika.Nga te gjithe Kurvat e Politikes qe udheheqin kete vend nga 80 vjet.Po skan faj ata fajin e kemi vet se do vrare ata jo ne me njeri-tjetrin...
PërgjigjuA ka kapacitet dhendrri per nji krim te till me targacte vjedhur makin te djegur ? Plumbat nuk jan te drejtuar te viktima , plumat i jan drejtuar godines ne kat te 2 . Dhendrri mund ta vriste rruges bente 1 ore rrug ne kemb per te vajt ne pun
Përgjigju