Sulmi ndaj Shqiptarja.com, analisti Yzeiri: Meta si Berisha, që u dënua për shpifje! Aksidentalisht në postin e presidentit, të ngrihet një komision ta hetojë

Analisti Ilir Yzeiri shprehet se ne jemi një vend i mjerë që kemi për president Ilir Metën i cili sulmon fjalën e lirë dhe gazetarët.

Këtë deklaratë Yzeiri e ka bërë në studion e Report Tv, teksa ishte i ftuar për të folur për sulmet e presidentit Ilir Meta ndaj medias Shqiptarja.com sepse zbuloi skandalin me nënshtetësitë. Më tej ai tha se Meta po ndjek shembullin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po ashtu më herët ka sulmuar median, por ka përfunduar në gjykatë dhe ka humbur duke u dënuar si shpifës.

"Bollino po punon në Shqipëri shumë herë më me profesionalizëm se gazetarët shqiptarë. Nuk i shkon presidentit të bëjë situata të tilla. Një fletrrufe të tillë ia ka bërë dhe Sali Berisha. Po të njëjtën gjë i ka bërë dhe Berisha ku sulmonte dhe ai ka përfunduar në gjykatë dhe është dënuar si shpifës.

Ne jemi një vend i mjerë se të kesh një president republike një njeri si Meta, që abuzon me pasaportat dhe shkel ligjin çfarë mund të presësh. Mendoni sikur mbretëresha e Anglisë të bëjë një skandal të tillë. Kjo figurë që është si e rënë nga qilli që respekton ligjin, jo vetëm që kapet duke shkelur ligjin por jemi në një vend që ska kush ta ndëshkojë.  Ai del dhe shan këdo që i tregon të vërtetën . Në vend që të reagonte me fakte sulet në sulm", u shpreh Yzeiri.

Këtë sulm të Metës e krahason me nëpunësit banal, të cilët bëjnë shkelje për një certifikatë. Sipas tij me investigimet që ka bërë gazetari Adriatik Doçi, i ka treguar Metës vetëm shkeljet që dhe se nuk  e ka sulmuar atë personalisht.

"Ky është paradoksi më i madh në Shqipëri që njerëz apo politikanë si Ilir meta kanë marrë flamurin e  reëtorikës në mbrojtje të fjalës së lirë. Modeli ynë shqëiptar i qeverisjes ka marrë një goditje të thellë. Një president që kapet në shkelje banale. Mua më duket se ky  e ka çuar veten si ata nëpunësit banal që për një certifikatë në gjendje civile bëjnë gjëra të tilla. Si mundet presidenti të bëjë një shkelje të tillë dhe pastaj të dalë të bëj thirrje për përmbysje.

Ne të gjithë kemi një përgjegjësi që nuk krijuam institucione për të mbrojtur në situata të tilla. Para ligjit jemi të gjithë njësoj pse nuk shkon të dorëzojë çelësat dhe të shkojë në gjykatë e të thotë jo skam shkelur ligjin. Se ka për herë të parë Meta që bën këtë gjë sepse edhe Sorecës i ka bërë pyetje. Çfarë i tha gazetari Adriatik Doçi. Ai  i tregoi se shkelte ligjin asgjë personale", shton ai.

Analisti tha se për të gjithë këtë sulm duhet të ngrihet një komision të hetojë shkeljet e Metës, duke shtuar se është në postin e presidentit aksidentalisht.

"Çfarë atentati po i bëhet shoqërisë shqiptare. Të ngrihet një komision që të hetojë shkeljet që ka bërë Meta. Skemi pse ta zbehim figurën  e presidentit. Sepse  Meta në atë post ka qenë një aksident dhe sbesoj se do të ketë më aksidente të tilla", tha mes të tjerash ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • weather: 03/12/2020 14:55

    shikoni motin ne cdo kohe tek https://weather.al

    Përgjigju
  • labi: 25/10/2020 20:30

    Behuni bashke Ilir Yzeiri mos e lini te marre fryme Meta hajduti

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/10/2020 19:39

    Të gjitha nënshtetësit e dyshimta shteti e ka tagrin dhe mundësin që t’i tërheq mbrapa...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet