Sulmohet drejtori i aeroportit të Rinasit, qëllohet makina me gurë! Kamerat kapin autorin, Report Tv publikon foton e agresorit

Sulmohet drejtori i aeroportit të Rinasit, qëllohet makina me gurë! Kamerat kapin autorin, Report Tv publikon foton e agresorit

Autori i sulmit dhe drejtori i TIA-s Costandin Von Alvensleben

TIRANE-Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme ku në rrugën “Dritan Hoxha” është sulmuar automjeti i drejtorit të TIA, Costandin Von Alvensleben. Ka qenë vetë drejtori gjerman i TIA ai që ka kallëzuar të gjithë dinamikën e ngjarjes së regjistruar rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm.

ReportTv ka zbardhur kallëzimin e bërë në polici nga vetë drejtori ku mësohet se Costandin Von Alvensleben është qëlluar me gurë teksa udhëtonte me automjetin e tij.

Momenti i sulmit është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë në zonë ku mësohet të jetë kryer nga një i ri i maskuar me një kapuç. Report Tv ka publikuar foton e agresorit. Fatmirësisht veç dëmeve materiale, Alvensleben, nuk ka pësuar dëmtime ndërsa Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja ndërsa motivet mbeten të paqarta.

 Autori i sulmit ndaj drejtorit TIA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore