Sulmuesi i Manchester United/ Mason Greenwood pranë martesës me vajzën që e akuzoi për përdhunim

Sulmuesi i Manchester United/ Mason Greenwood pranë martesës me vajzën që e akuzoi për përdhunim

Mason Greenwood me të dashurën

Sulmuesi i Manchester United në Angli, Mason Greenwood po përgatitet të martohet me partneren e tij shtatzënë, Harriet Robson, pasi është liruar nga akuzat për përdhunim që kjo e fundit ngriti ndaj tij muaj më parë.

Futbollisti 21-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për sulm seksual dhe sjellje shtrënguese vitin e kaluar, por Shërbimet e Prokurorisë së Kurorës i hoqën akuzat në shkurt të këtij viti.

Greenwood, i cili ka qenë jashtë aktivitetit për më shumë se një vit, aktualisht është në pritje të udhëzimeve nga Manchester United dhe është i etur për t'u rikthyer në karrierën e tij profesioniste.

Sipas raportimeve të The Sun, lojtari anglez ka ndarë planet e tij të dasmës me familjarët. Çifti u pa së fundmi në hotelin luksoz Langham në qendër të Londrës, duke ndezur thashethemet për një martesë të afërt.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish