Sulmuesi kosovar Muriqi kalon tek Lazio, detajet e transferimit dhe sa përfitojnë Besa e Teuta

Sulmuesi kosovar Muriqi kalon tek Lazio, detajet e transferimit dhe sa përfitojnë Besa e Teuta

Vedat Muriqi me fanellën e Fenerbahces

Çdo detaj është mbyllur edhe Vedat Muriqi është një futbollist i Lazios në Serinë A partneri më i ri i golashënuesit Ciro Immobile. Mediat italiane raportojnë se në takimin e fundit mes dy shoqërive turqve të Fenerbahces dhe Lazios është rënë dakord për cdo detaj dhe shtatlarti Muriqi do të vishet bardhekaltër.

Sulmuesi i Kosovës i lindur ne vitin 1994 do të firmosë një kontratë 5-vjecare me Lazion që sezonin e ardhshëm do të luajë ne Champions. Vedat Muriqi do të përfitojë 2 milionë euro në sezon plus bonuset ndërsa skuadrës së Fenerbahces do t'i shkojnë plot 18 milionë euro për kartonin e tij plus 2 milionë që do të jenë në formën e bonuseve.

Muriqi dy sezonet e fundit ka shprehur gjithë talentin e tij në kampionatin turk ku ka shënuar 32 gola. Drejtori sportiv Igli Tare e ndiqte prej kohësh sulmuesin kosovar dhe me largimin e Caicedo ,26-vjeçari ishte zgjedhja e parë. Por ky transferim gëzon pa masë edhe dy ekipe shqiptare Besën e Kavajës dhe Teutën e Durrësit skuadra në të cilat Muriqi është aktivizuar në sezonin 2013-2014.

Për formimin e lojtarit deri në moshën 23-vjeçare Besa përfiton 90 mijë euro nga transferimi i Muriqit tek Lazio ndërsa Teuta shumë më shumë plot 270 minë euro. /Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinion: 17/08/2020 02:15

    Bravo,Igli..,për mu: ha fatto un affare!Paç fat!

    Përgjigju
  • altini: 15/08/2020 11:36

    me bast sa te duash o gazetar qe nuk do fitoje 2 milion euro ky ne vit.nuk paguan Lotito aq para per nje qe nuk dihet kush eshte bravo Tares qe mer patriotet e vet e i fut te Lazio por ta dini qe cdo lek qe shkruhet se do fitoje eshte per tu ndare me te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Romario regjistrohet si futbollist aktiv në moshën 58-vjeçare, motivi është personal

Romario regjistrohet si futbollist aktiv në moshën 58-vjeçare, motivi është personal