Sulmuesit kuqezi në top formë, Kili publikon listën! Trajneri debutues rikthen veteranët Bravo dhe Vargas

Sulmuesit e kombëtares kanë dhënë prova të zjarrta këtë fundjavë në prag të grumbullimit të kombëtares për miqësoren me Kilin, me 22 mars në Parma të Italisë. I fundit ishte Myrto Uzuni, i cili për herë të parë realizoi ‘dopietë’ në La Liga, por nuk mjaftoi që Granada të fitonte, pasi Real Soecidad e përmbysi me shifrat 2-3.

Fillimisht 28-vjeçari realizoi me penallti, ndërsa në fundin e pjesës së parë konkretizoi golin e dytë për ekipin e tij. Po ‘dopietë’ realizoi edhe Sokol Cikalleshi në Turqi. 33-vjeçari në të dy rastet ekzekutoi saktë nga 11-metrat, por në rastin e dytë me panenka duke dhuruar spektakël. Megjithatë Konyaspor, që lufton për mbijetesë, nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Adana Demispor.

Rekorde vijon të kapë Rey Manaj, lushnjari i Sivasspor. Këtë herë goli i realizuar me goditje dënimi kundër Alanyaspor, sipas mediave turke, kapi shpejtësinë e 135 kilometrave për orë. Ky ishte goli i 15 në kampionat, po aq sa Mauro Icardi dhe 3 më pak se golashënuesi Edin Dzeko. Shifra këto që kanë bindur trajnerin Sylvinho ti dërgojë një ftesë për ta kthyer pas shumë kohësh në kombëtare.

Ndërkohë në pritje të listës së plotë të Shqipërisë, Kili ka publikuar lojtarët të cilët do grumbullojë për ndeshjen me kuqezinjtë. Trajneri debutues Rikardo Gareka ka lënë jashtë Arturo Vidalin dhe Gery Medel, ndërsa ka rikthyer dy veteranët portierin Klaudio Bravo dhe sulmuesin Edouardo Vargas, i cili ka realizuar 40 gola me Kilin. Kësaj liste nuk i mungon as Alexis Sanchez i Interit.

Ne.k./N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë