Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa jep njoftimin e rëndësishëm: Bileta juaj e Prishtinës, e vlefshme në Tiranë 

Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa jep njoftimin e rëndësishëm: Bileta juaj e Prishtinës, e vlefshme në Tiranë 

Sunny Hill Festival

Sunny Hill Festival për 3 ditë me radhë pritet të ndezë atmosferën në Tiranë. Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizatorët e festivalit kanë dhënë njoftimin e rëndësishëm se të gjitha biletat Believers vlejnë për festivalin që do zhvillohet në Tiranë. 

“Jemi të lumtur t'ju njoftojmë se Bileta juaj e Prishtinës është e vlefshme për Sunny Hill Festival Tirana gjatë datave 26, 27 dhe 28 gusht. Bëhuni gati për të shënuar muajin më të mirë ndonjëherë! Me dashuri, Ekipi i Festivalit Sunny Hill” - thotë mes të tjerash Dukagjin Lipa. 

Biletat për Sunny Hill në Tiranë po shiten me shpejtësi. Kategoria Believers Ticket aktualisht është e pamundur të rezervohet në Festivalin e Tiranës, pasi të gjitha biletat janë shitur. Të vetmet bileta të disponueshme janë Early Bird Ticket, po ashtu të limituara, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të nisë edhe shitja e Regular Ticket, të cilat dalin në tregun online pasi të bëhen të njohur të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në festival. 

Ndërkohë sot ka dalë dhe emri i i artistit të parë që do të performojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë i cili reperi i famshëm Fedez. Lajmi është bërë po ashtu me dije nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë gjigant me reperin ikonik italian @FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”.

A.M./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flamurtari i Vlores: 11/08/2022 09:07

    Biletat e Prishtines jane te vlefshme edhe ne Tirane? Po cne ca ka bere vaki?! Apo te kane bojkotuar krejt shqiptaret nuk ti blen njeri biletat uaaaaa cfare „suksesi“. Meqe vajti puna keshtu me mire beje festivalin e leshit vetem atje ne Prishtine he te keqen mos hajde ketej se na ngaterron kot, pak te mgaterruar jemi ne ketej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria pasuri për Europianin'! E ardhmja pezull, Igli Tare: Do takohem me Pep Guardiolën te City

'Shqipëria pasuri për Europianin'! E ardhmja pezull, Igli Tare: Do takohem me Pep Guardiolën te City