EMRAT/ 50 000 euro gjobë biznesmenit, arrestohen 3 persona në Durrës

DURRËS- Policia ka arrestuar 3 persona 'gjobëvënës' në Durrës falë një super aksioni të zhvilluar së fundmi ku kanë marrë pjesë edhe Forcat e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.  Të arrestuarit janë Lulzim  Zalla, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, -Egi Shullazi., 26 vjeç, banues në Krujë dhe -Klodian Estrefi ., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Këta shtetas janë arrestuar pasi akuzohen për gjobëvënie 50 000 euro ndaj biznesmenit N.L.,. Policia njofton se gjatë aksionit janë arrestuar në flagrancë fillimisht Lulzim zalla dhe Egi Shullazi ndërsa më pas është arrestuar edhe Klodian Estrefi.

Po kështu policia ka sekuestruar edhe këstin e radhës (5000) që biznesmenit që i ishte vendosur gjoba po u dorëzonte tre të arrestuarve, si dhe 1 automjet dhe 3 celularë.

Të arrestuarit do të përballen para gjykatës me akuzat për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ", në bashkëpunim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qorri: 31/07/2019 20:16

    Bravo policise se shtetit

    Përgjigju
  • Durrsaku: 31/07/2019 13:48

    Bravo policia!por prokuroret & gjygjtaret qe akoma nuk kane kaluar vetingun ferkojne duart per peshit e medhej qe ju kane rene ne rrjerte qe tju zhvasin miliona euro per ti liruar si te pa fajshem,se keto jane keto bandita qjygjtae& prokuror qe jane bere miliardera,qe nuk dijne ku kane pasurite por vetingu po i nxjerr plehra mbi uje.

    Përgjigju
  • Unë: 31/07/2019 12:47

    Respekte për Policinë e shtetit. Bravo.

    Përgjigju
  • Arbëri: 31/07/2019 12:43

    Vetem suksese ju dëshirojë organeve ligjëzbatuese...!!!

    Përgjigju
  • Luani: 31/07/2019 12:31

    InshAllah fillojnë të godasin grupet kriminale në qytetet kryesore. Bravo për këtë rast.

    Përgjigju
  • Kafsha: 31/07/2019 10:57

    Bravo policisë, dërrmojini!

    Përgjigju
  • Erik: 31/07/2019 10:49

    Respekt per Policine e Shtetit, merruani shpirtin krimineleve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump