Superliga futet në fazën vendimtare/ Partizani, Tirana, Laçi dhe Vllaznia kërkojnë vetëm fitore (VIDEO)

Të mërkurën do të luhet java e 22 e Superligës, e cila ka hyrë në një fazë vendimtare. Në Elbasan Arena Kukësi pas barazimit me Teutën do të presë Laçin e vendit të tretë në orën 16:00.

Shpëtim Duro, trajneri i Laçit: “Kukësi është skuadër që ka shumë cilësi, lojtarë, ivenstime të konsiderueshme. Kështu që vlerësimi nga ana jonë duhet maksimalisht, ashtu siç bëmë me Partizanin. Dëshira jonë është të marrim maksimumin, porn ë futboll ka tre rezultate. Në bazë të lojës çdo skuadër duhet ta meritojë që të marrë pikët.”

Ndërkohë Partizani pas barazimit me Laçin udhëton në Fier me qëllimin e vetëm fitoren, për t’u afruar sa më shumë me Vllazninë e vendit të parë.

Ilir Daja, trajneri i Partizanit: “Ajo që ka farë vështirësie është se ne duhet ta vlerësojmë Apoloninë ashtu si çdo rival që është direkt për objektivat që kemi, sepse në fund fare çdo ndeshje është e barabartë me tre pikë.”

Sakaq Tirana pas fitores në derbi me Vllazninë pret në Selman Stërmasi Bylisin, një ekip të uritur për pikë, me qëllim largimin nga vendet e fundit.

Orges Shehi, trajneri i Tiranës: “Do futemi në fushë për të dhënë dhe për të marrë maksimumin. E dimë shkallën e vështiorësisë, por kurrsesi nuk duhet të mendojmë humbjen ose barazimin, ndërsa më pas ajo që prodhon fusha është tjetër gjë. Sigurisht që jemi në një situatë që pikët janë të domosdoshme dhe do luftojmë shumë për t’i marrë ato.”

Te Vllaznia shpresojnë që ndeshja me Teutën të jetë ajo e kthesës pasi javët e fundit kanë toleruar shumë për kreun.

Matko Djarmati, drejtor i Vllaznisë: “Besoj e dimë ku është problem, do provojmë ta zgjidhim dhe të vazhdojmë në atë rrugë ku ishim deri më tani. Me një rezultat pozitiv ka mundësi shumë do rritet ekipi nga ana psikologjike dhe pastaj do vijmë në atë situatë ku ishim para 10 javëve.”

Në Korçë Skënderbeu do të luajë një nga finalet e pakta që i kanë mbetur për t’i shpëtuar rënies nga kategoria.

Migen Memelli, trajneri i Skënderbeut: “Çdo ndeshje është finale për ne. Vlerësojmë jashtëzakonisht skuadrën e Kastriotit, që ka një personalitet të fortë. Gjithsesi ne kundërshtarët duhet t’i vlerësojmë në maksimum për t’i marrë pikët e plotë.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh

‘Kopjon Luizin dhe Kiarën’, Sara Gjordeni e revoltuar pas akuzave: Gjëja më bajat, na keni lodh