'Superliga mund të nisë me 10 qershor', FSHF hedh poshtë deklaratën e zv/trajnerit të Vllaznisë: Kjo hipotezë nuk ekziston

Një deklaratë e zëvendës trajnerit të Vllaznisë Safet Osja mëngjesin e sotëm ka pështjelluar ambientin futbollistik në Shqipëri.

“Shpresojmë, që ndoshta ndoshta, mund të shtyhet me një javë kampionati, për ne është pozitive,”-u shpreh Osja.

Sipas zëvendës trajnerit të Vllaznisë futbolli mund të rinisë edhe me 10 qershor, në një kohë kur më 13 maj Federata Shqiptare e Futbollit në një mbledhje të mbajtur me klubet e Superligës vendosën për rinisjen e kampionatit me 3 qershor edhe pse për të dy variantet nuk ka ende një konfirmim nga qeveria.

Si rrjedhojë e kësaj deklarate Report TV u interesua në FSHF, me drejtorin për marrëdhëniet me publikun dhe zyrës së shtypit Andi Verçani që shkurtimisht deklaroi se hipoteza e 10 qershorit të deklaruar nga zëvendës trajneri i Vllaznisë nuk ekziston.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet