Suprizon Kanye West, publikon këngën me kërcënime ndaj të dashurit të ri të Kim Kardashian

Suprizon Kanye West, publikon këngën me kërcënime ndaj të dashurit të ri të Kim Kardashian

Reperi i njohur ndërkombtarisht, Kanye West i vetemëruar së fundmi si ‘Ye’, ka suprizuar me këngën më të re të publikuar ‘My Life Was Never Eazy’, ‘Jeta ime nuk ka qenë kurrë e lehtë’.

Në tekstin e saj mijëra fansa nga mbarë bota kanë cilësuar si epik disa vargje ku reperi kërcënon hapur të dashurin e Kim Kardashian, Pete Davidson.

Me referencën e një aksidenti automobilistik të ndodhur para disa kohësh Kanye e cilëson shpëtimin nga ky aksident si një shenjë nga Zoti për të zhdëpur në drru komedianin Pete Davidson.

‘Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje që të mund të zhdëpja në drru prapanicën e Pete Davidson’, shkruan reperi.

Ky agresivitet i shprehur në këngën e tij vjen menjëherë mbas divorcit me blogeren e njohur Kim Kardashian, ku direkt pas tij Kim është konfirmuar nga mediat lokale rozë duke dalë me komedianin e njohur. Përpjekjet e Kanye West për të fituar blogeren kanë qenë të përshkruara nga fansat si ‘të gjora’, pasi ky i fundit ka përdorur çdo gjë për t’u rikthyer me Kim.

A do të mundet reperi të rifitojë zemrën e blogeres apo do kalojë një periudhë të gjatë fazale duke kërcënuar nëpër strofa e vargje partnerët e Kim? Mbetet për t’u parë, por mesa duket reperi nuk dorëzohet lehtë!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë