Surpriza në Champions League, Celtic, Basel, Porto dhe Dinamo Kiev ngelen jashtë

Surpriza në Champions League, Celtic, Basel, Porto dhe Dinamo Kiev ngelen jashtë

Nga ndeshja Celtic 3-4 Cluj

Raundi i tretë i eleminatoreve të Champions League ka prodhuar spektakël, gola por mbi të gjitha rezultate surprizuese ashtu siç dhe pritej. Sytë e mbrëmjes ishin nga përballja më e fortë, ajo mes Ajax Amsterdam dhe PAOK Selanik. Në pamje të parë Ajax dukej superior por grekët pas barazimit 2-2 në ''Toumba'' duket se nuk kishin ardhur për turizëm në Holandë. Madje shënojnë të parët Diego Bisesëar. Por Ajax do të barazonte brenda pjesës së parë me një penallti të Dusan Tadiç. Pjesa e dytë do të fliste për holandezët. Nicolas Tagliafico dhe përsëri Tadiç me penallti do ta çonte rezultatin në 3-1 ndërsa Bisesëar do të shënonte golin e tij të dytë personal në të 90' por pa mundur të ndryshojë fatin e eleminimit të skuadrës së tij. 

LASK 3-1 Basel

Një derbi mes kampioneve të dy vendeve fqinje, LASK të Austrisë dhe Basel të Zvicrës. Kuqeblutë ishin më të avantazhuar, jo vetëm nga eksperienca në Champions League. Por gabuan në të dyja ndeshjet. Në Saint Jakob Park Basel u mund 1-2, ndërsa në Austri LASK nuk e toleroi përsëri duke e mposhtur 3-1 dhe duke çuar zvicerianët në aventurën e Europa League. 

Celtic 3-4 Cluj

Spektakël golash në Skoci, por në fund kualifikohen rumunët e Cluj. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë skuadrat dhuruan një festival golash në takimin e kthimit në Skoci. Rumunët e mbajtën surprizën për në fund. 2 gola në 15 minutat e fundit shokojnë Celtic Park dhe kampionët e Rumanisë kalojnë më tej. 

Dinamo Kiev 3-3 Club Brugge

Ukrainasit të cilët marrin pjesë sistematikisht në Champions League kësaj radhe i ka ndalur Club Brugge. Një barazim me gola 3-3 nuk mjafton në Kiev për të kaluar më tej pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë përballë kampionëve të Belgjikës. Dinamo Kiev shënoi e para por Club Brugge do të përmbyste rezultatin në 2-1. Dinamo Kiev barazoi përsëri dy herë pas avantazheve të Clube Brugge por nuk i mjaftoi. 

Porto 2-0 Krasnodar

Porto shokohet në shtëpi dhe eleminohet nga rusët e Krasnodar. Edhe pse të besuarit e Sergio Conceicao siguruan fitoren 0-1 në Rusi. Por ajo çfarë ndodhi në 34 minutat e para në Estadio do Dragao ishte vendimtare. Krasnodar pas pjesës së parë udhëhiqete me rezultatin 0-3. Dy gola Magomed-Shapi Suleymanov dhe një i Tonny Vilhena i japin kualifikimin rusëve. Porto u kujtua vonë në pjesën e dytë me Ze Luis dhe Luis Diaz. 

Në ndeshjet e tjera Dinamo Zagreb mori një kualifikim bindës me ndaj Ferencvaros me një rezultat 0-4 në transfertë. APOEL Nicosia përmbysi humbjen 1-2 në ndeshjen e parë ndaj Qarabag. Qipriotët fituan 2-0 ndeshjen në Azerbajxhan. Olympiacos fiton 2-0 ndaj Istabul Basaksehir duke konsoliduar kualifikimin pas fitores në ndeshjen e parë 0-1. Rosenborg eleminon Mariborin ndërsa Kobenhagen dhe Crvena Zvezda pas dy barazimeve 1-1 në të dyja ndeshjet e ndanë kualifikimin nga penalltitë. Në fund triumfuan serbët me rezultatin 6-5.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët