Meta: BE-ja nuk po ndihmon Shqipërinë në zgjidhjen e krizës (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta shprehet se Bashkimi Europian nuk po bën sa duhet që të zgjidhet kriza politike në Shqipëri. "Edhe kriza jonë, ajo së cilës ju i referoheni, kjo e demokracisë në Shqipëri, po e pasqyron këtë krizë të brendshme të Bashkimit Europian, sepse ata mund të jenë më tepër ndihmues për ta shmangur këtë situatë krize. Ata mund të jenë më shumë të paanshëm dhe më të përkushtuar për të mundësuar dialogun politik mes të dyja palëve. Sidoqoftë, pse Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert e saj hapur për zgjerimin përkundrejt Shqipërisë? Sepse Ballkani është shumë jetësor për qëndrueshmërinë, sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Europian" tha ai.

Presidenti Meta gjatë intervistës për televizionin shtetëror të Estonisë ka surprizuar në përgjigjen e tij, ku thotë se nuk ka probleme me kryeministrin Rama, por se ky i fundit ka probleme me demokracinë. ‘Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian’.

Gjithashtu presidenti ka folur edhe për mungesën e Gjykatës Kushtetuese për të cilën ka thënë se shpreson se së shpejti do të ngrihet dhe do të marrë vendimet e duhura. Meta nuk ka harruar të shprehë hapur edhe një herë kundërshtimin për reformën në drejtësi për të cilën shprehet se ‘gjatë zbatimit të reformës në drejtësi përjetuam disa probleme, por shpresoj që së shpejti do t’ia dalim mbanë për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionuese’. Për sa i përket krizës politike në Shqipëri, Meta ka kërkuar që BE të jetë më tepër ndihmuese për dhe më shumë të paanshëm e më të përkushtuar për të mundësuar dialogun politik. Gjithashtu presidenti ka thënë që vendet skeptike në lidhje me hapjen e negociatave të BE për Shqipërinë, le të ndjekin shembullin e Bundestagut gjerman.

Intervista e plotë e Presidentit Meta për Televizionin shtetëror të Estonisë

Ju tani nuk keni një Gjykatë Kushtetuese funksionuese në vendin tuaj apo  jo?

Presidenti Meta: Ky është një tjetër problem, por shpresojmë që në muajt e ardhshëm do ta kemi Gjykatën Kushtetuese dhe që ajo do të marrë vendimet e duhura e të drejta.

Ka një ngërç mes Parlamentit të Shqipërisë dhe Institucionit të Presidentit. Ju duhet të emëroni gjyqtarët për në Gjykatën Kushtetuese dhe duket sikur kjo gjë është tepër e vështirë. Si mendoni ta tejkaloni këtë ngërç?

Presidenti Meta: Ky është një ngërç i kanalizuar gjatë zbatimit të reformës në drejtësi, që u votua në mënyrë unanime tre vjet më parë, kur unë isha Kryetar i Parlamentit dhe kur ne ia dolëm mbanë të arrinim një konsensus me të gjitha partitë parlamentare. Por gjatë zbatimit të reformës në drejtësi përjetuam disa probleme, por shpresoj që së shpejti do t’ia dalim mbanë për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionuese.

Gjithashtu, edhe për ta çuar reformën gjyqësore përpara në drejtimin e duhur.

Gjithsesi, kur shikoj zgjedhjet vendore, të cilat u sunduan nga një parti e vetme, ku votuesit nuk kishin ndonjë zgjedhje, kur kam parasysh faktin se ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese funksionuese, çfarë tregojnë të gjitha për shëndetin e demokracisë në Shqipëri?

Presidenti Meta: Nuk është se po kalojmë çastet më të shkëlqyera të demokracisë në Shqipëri.

VIDEO/Intervista e Presidentit Meta

Po me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si po ia kaloni? A merreni vesh mirë me të?

Presidenti Meta: Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.

Vetëm disa muaj më parë ai tha se Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian, sepse institucionet e saj politike nuk janë edhe aq fort të zhvilluara në të tashmen?

Presidenti Meta: Kjo është arsyeja më e mirë që ai duhet të përpiqet edhe më shumë për të ndihmuar vendin, për të rivendosur rendin kushtetues dhe demokratik.

Javën e ardhshme ju shpresoni që të merrni një ftesë për të filluar bisedimet e anëtarësimit. Kam një ndjesi se Bashkimi Europian është paksa i lodhur nga krizat e veta të brendshme. E pse i duhet që të importojë një krizë si ajo që po përjeton vendi juaj me demokracinë?

Presidenti Meta: Edhe kriza jonë, ajo së cilës ju i referoheni, kjo e demokracisë në Shqipëri, po e pasqyron këtë krizë të brendshme të Bashkimit Europian, sepse ata mund të jenë më tepër ndihmues për ta shmangur këtë situatë krize. Ata mund të jenë më shumë të paanshëm dhe më të përkushtuar për të mundësuar dialogun politik mes të dyja palëve. Sidoqoftë, pse Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert e saj hapur për zgjerimin përkundrejt Shqipërisë? Sepse Ballkani është shumë jetësor për qëndrueshmërinë, sigurinë dhe të ardhmen e Bashkimit Europian. Dhe mbajtja hapur e dyerve të zgjerimit për Shqipërinë, për Maqedoninë e Veriut, e cila e meriton plotësisht si dhe për vendet e tjera, që shpresojnë të vazhdojnë në këtë rrugëtim, mendoj se ky do të ishte një investim për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e këtij rajoni, që ka qenë dhe do të jetë shumë jetësor për qëndrueshmërinë e mbarë kontinentit.

Ka disa vende tepër skeptike: Holanda, Francë, madje edhe Greqia, që nuk janë edhe aq shumë entuziaste për të nisur bisedimet e anëtarësimit me vendin tuaj. Si e mund t’i bindni këto vende?

Presidenti Meta: Do të sugjeroja që këto vende duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, nëse ende do të kenë një dozë skepticizmi apo rezerva për çështje të caktuara. Mendoj se Bundestagu mori një vendim tepër të drejtë dhe të arsyeshëm për t’i thënë “Po!” hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, por gjithashtu duke pasur një udhërrëfyes të qartë se si do të vazhdojë më tej ky proces.

 

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 09/10/2019 10:25

    Ke mese te drejte Cingapoku i Shqipetareve RUSET dhe JUGOSLLAVET mund te zgjillin problemet e thartuar nga Berisha me Jugosllavet dhe t Meta me Ruset e Lulushit Thirrjet e gervishura qe dalin nga laringu i nje Komunisti qe kush mutin e vuri ate Qenef president Ngjasojne me thirrjet e dikurshme te Komunisteve se duam Ruset .Kinen ,Korene e Veriut dhe Vietnamin.Europa Revanshishte Amerika Kapitaliste . U bere buthe e breke me Berishen 8 vite dhe jo vetem e shite ,por premtove qe Demokracine do ta perhapesh ,si lengun Komunist ne dejet tuaja si Bariu nga Skrapari . Sot ben Kritika ,nje dite diten tjeter lavderime per Ameriken dhe Europen Ke rol luan ti Dobic Skrapari Filozofija Komuniste te drejton drejt majave te fitores ,por kembet e shkurta si nje shtatanik ,nuk arrijne drejt atyre majave qe ti kekon Do te trajtojne si nje Derr ne Thes

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/10/2019 10:08

    Ty like nuk të shpëton as Zoti nga vrima që ke rënë e ler më BE- ja që e din se je hajn i klasit të parë

    Përgjigju
  • YYY: 08/10/2019 17:58

    Zgjidhje e krizes sipas tij do te thote pushtet absolut ekonomik e politik per Liken, Monen e Lulin, si edhe paprekshmeri. Kete duhet te beje BE sipas Metes, dhe kjo do "rivendoste demokracine". Rama pa as me te voglin dyshim duhet te paguaj cmimin e mendjelehtesise se tij apo te berit te llogarive gabim, duke e vendosur ne zverkun e shqiptareve IM.

    Përgjigju
  • Mondi: 08/10/2019 17:11

    Me nivelin qe ke edhe dhite ne skrapar si ruan dot jo me te merresh me politiken europiane copa e debilit

    Përgjigju
  • O tej: 08/10/2019 16:53

    Ti ke bllokun ne dore ndaj nuk ke probleme o debil

    Përgjigju
  • Ilir kaka: 08/10/2019 16:11

    O ilir po si mund të jesh ti demokrat kur ti je hajdut me çizme ? ? ?

    Përgjigju
    • Dada: 08/10/2019 22:57

      Nuk ka krize institucionet funksionojne.kriza eshte tek Pd dhe Lsi.ju zgjidheni krizen.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë