Suzana Varvarica: Shoshi, Bërdo e Cene, tre piktorët shqiptarë të post-avangardës lindore

Ata janë tre piktorë : Albana Shoshi, Brikena Bërdo e Adrian Cene. Nëse ka ardhur koha që ata të përfaqësojnë një rrymë të caktuar në majat e artit shqiptar, e të vënë një gur tjetër themeli në historinë e tij, ata e kanë bërë. 

Në pjekurinë e karrierës së tyre, të tre artistët kanë krijuar një identitet të spikatur qartë. Për profilin e tyre do të flas në një intervistë ekskluzivisht për Report TV studiuesja, kritikja dhe kuratorja e artit  Suzana Varvarica Kuka. 
Suzana Varvarica nuk është mjaftuar me punën e saj të madhe, ku i ka dhuruar historisë së artit shqiptar dhjetëra studime e monografi. 

Ajo ka bërë atë që duhet ta kishin bërë institucionet si Ministria e Kulturës apo Galeria Kombëtare e Arteve, duke nisur me veprat studimore për piktorët e traditës, mjeshtërit e harruar e më gjerë. 
Më e fundit punë studimore e Varvaricës është monografia e Simon Rrotës, promovuar pak ditë më parë në Muzeun Kombëtar në Tiranë.... 

Suzana Varvarica duket se nuk do të ndalet.  Materialin e studimit të radhës ka nisur ta vjelë e përpunoj në një mënyrë të veçantë, duke e fokusuar në kuadrin e një ekspozite që u çel pak kohë më parë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.  Dhe këtë ajo vendosi ta titullojë “Post-Avangarda Lindore”. 

Në 18 pikturat e ekspozuara reflektohej një psikologji e një brezi artistësh që jetuan mes epokës së komunizmit dhe asaj të demokracisë. Sipas kuratores Suzana Varvarica-Kuka, ideja e titullit ngacmues të ekspozitës ishte edhe të provokonte njëfarë vramendjeje sesi arti i vendeve të ish-bllokut komunist u kundërqëndron sfidave estetike të artit perëndimor. 

Po a ka artistë të avangardës në Shqipëri, e nëse ka pse Suzana Varvarica Kuka, pikërisht këta tre piktorë; Albana Shoshin, Brikena Bërdon e Adrian Çenen i cilëson Post-avangarda Lindore. 
Studiuesja e artit rrëfen për kërkimin e formave estetike të tre artistëve që kanë çelur një derë në historiografinë e arteve pamore shqiptare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë