Sëmuren avokatët, shtyhet sërish seanca ndaj Emiljano Shullazit

Sëmuren avokatët, shtyhet sërish seanca ndaj Emiljano Shullazit

Emiljano Shullazi

TIRANË- Është shtyrë sërish seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë. Shkak për këtë është mungesa e avokatëve të të pandehurve Vladimir Meçe dhe Elton Domi, për arsye shëndetësore.

Në përfundim të seancë, u vendos që seanca tjetër të mbahet më 23 shtator në orën 11:00.

Shullazi, është dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me 14 vite burgim, Gilamdo Dani me 12 vite burgim, Endrit Zela dhe Qyqja me 10 vite burgim dhe Blerim Shullazi është dënuar me 9 vite burgim. 

Në nëntor të vitit të kaluar grupi i Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Qyqa dhe Endri Zela, u dënua në total nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda me 55 vite burg.

Shullazi, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit e apeluan vendimin duke kërkuar pafajësi, ndërsa procesi ka ngecur prej janarit të këtij viti.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën