Sërish protestë para Bashkisë së Tiranës kundër vrasjes së qenve: Hapni qendër strehimi

Qytetarë e vullnetarë që kujdesen për kafshët, u mblodhën sërish këtë të premte përpara bashkisë Tiranë për të protestuar kundër keqtrajtimit dhe vrasjes së kafshëve.

Qytetarët mbanin në duar pankarta ku kërkonin hapjen e qendrave të strehimit për qentë.

Gjatë protestës qytetarët u shprehën se kërkojnë mbrojtjen e qenve, pasi ata keqtrajtohen dhe nuk kanë se ku të ushqehen. Gjithashtu qytetarët u shprehën se janë pro sterilizimit, vaksinimit e trajtimit të qenve, por mesazhi i tyre kryesor konsiston në hapjen e strehave për qentë.

Këta qytetarë e vullnetarë që janë në mbrojte të qenve protestojnë për të disatën herë përpara bashkisë së Tiranës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të hapen klubet e natës, diskotekat dhe të lejohet muzika?

Komento

Komente

  • Cufi: 13/02/2020 00:43

    Qeni do qenin,,njeriu do njeriun...

    Përgjigju
  • meri: 24/01/2020 21:03

    Edhe une jam dakort me propozimin e vullnetareve,kafsheve u mungon vetem fjala,me veprimet e tyre te tregojne ,dashurin dhe trishtimin.Provojeni te shikoni ne sy nji kafshe te keqtrajtuar,dhe do te kuptoni sa i trishtuar eshte.Kafshet nuk e tradhetojne kurr te zotin,jeni ne qe tradhetojme,kush nuk do kafshet,nuk da sa njerzit.

    Përgjigju
  • Populli: 24/01/2020 20:02

    O legena lerini qente te largohen nga vendet ku banojne njerezit. Sepse ata nuk duan te rrine me hajdute. Duan liri dhe abitatin e tyre. Ju e keni mendjen te vidhni duke hapur qendra dhe te vidhni ne emer te tyre.

    Përgjigju
    • Qytetari: 25/01/2020 12:09

      E vertete ajo qe qeni eshte kafshe te cilen njeriu e ka zbutur nder te paret.Por per sa me siper ka nje ndryshim qe duhet pare.Nq se dikush leviz i vetem naten dhe kalon ne abitatin e ketyre qenve menjehere behet pre e tyre si ka ndodhur shpesh.Atehere kur shkelet e drejta e njeriut qe behet viktima,cfare mund te themi.Perse ata qe mbrojne te drejtat e qenve dhe ne te tjeret nuk i biresojme ne shtepite tona qe te mos rrezikojne? Kam njohur kohet e fundit disa njerez qe kane bere kete te fundit,bile nje pensioniste harxhoi dhe leket per mjekimin e nje qeni.Nuk eshte zgjidhja strehimet nderkohe qe kemi njerez qe duhen strehuar nga pasojat e termetit..Perpara se gjithash ata qe kerkojne kete sa qen kane marre ne shtepite e tyre ?



×

Lajmi i fundit

John

'I dhanë 140 plumba', Berisha zbulon porosinë që i dha Azem Hajdarit para vrasjes: Ja dy mënyrat që të shpëtosh