Sylvinho nis nga puna, Armand Duka: Energjia është pozitive, objektiv kualifikimi në Euro 2024

Sylvinho nis nga puna, Armand Duka: Energjia është pozitive, objektiv kualifikimi në Euro 2024

Armand Duka dhe stafi teknik i kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet për Euro 2024. Kuqezinjtë luajnë në 27 mars në Varshavë kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme kjo për grupin E të kualifikueseve. Shqipëria ka nisur sot stërvitjen në "Shtëpinë e Futbollit" në kryeqytet, teksa për mediet ka folur Armand Duka. Kreu i FSHF-së ka thënë se objektivi është kualifikimi në Europian, teksa ka vlerësuar energjinë e stafit të ri teknik me në krye Sylvinho.

“Diferencat në futboll janë të vogla. Nëse do t’i bashkojmë të voglat bashkë, bëhet hapi cilësor për të shkuar më lart. Risia në këtë edicion kjo është. Duam të kemi një rezultat akoma më të mirë në kualifikueset e Euro 2024.

Trajneri? Stafi ka qenë i angazhuar 100 përqind në Shqipëri. Nga dita e parë e kontratës deri sot. Ka qenë aktiv edhe për të kompletuar "Shtëpinë e Futbollit". Kanë jetuar gjithë kohën në Shqipëri. Duken me energji pozitive. Kjo energji pozitive t’i shërbejë futbolli. Siç thuhet në futboll, ndeshja e radhës. Të shohim Poloninë dhe më pas të tjerat", tha fillimisht Duka.

Më pas Duka është pyetur edhe për pritshmëritë dhe rezultatet që priten nga Euro 2024, me numrin një të futbollit që tregon se objektivi është kualifikimi në Euro 2024.

"Pritshmëritë? Ka kërkuar ta nisë edicionin këtu, në "Shtëpinë e Futbollit". Koha ka qenë e shkurtër. Për këtë falënderoj administratën e futbollit që kanë punuar 24 orë për të qenë gati. Kërkesa është e të gjithëve që ekipi të jetë maksimalisht i angazhuar. Të na dhurojnë diçka pozitive.

Rezultatet? Kemi bërë gjithçka për të pasur rezultatet më të mira. Kemi vënë gjithçka në dispozicion të këtij stafi. Objektivi ynë është kualifikimi në EURO 2024. Nuk është një grup i lehtë. Luhet në një periudhë të ngushtë. Sa më pak mungesa, të çon në rezultate pozitive. Shpresojmë që të kemi më shumë në rezultatet pozitive", tha Duka.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet