‘Lojtarët janë në ankth për listën e Europianit’, Sylvinho: Me Suedinë do ketë ndryshime në formacion 

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në Stockholm miqësoren e dytë të marsit, atë kundër Suedisë. Në orën 19:00 kuqezinjtë zbresin në fushë dhe do duhet të hedhin pas krahëve humbjen e dy ditëve më parë 0-3 kundër Kilit, në Parma.

Para medieve në Suedi, trajneri i Kombëtares, Sylvinho tha se lojtarët janë në ankth për listën e Euro 2024 dhe se nesër do ketë ndryshime në formacion.

“Ndeshjet miqësore - E dinim që ishin ndeshje të vështira dhe pas kthimit në Tiranë ne do duhet të mendojmë për listën e Euro 2024. Ne kishim dy ndeshje miqësore që të përgatiteshim për Europianin. Sigurisht që është e vërtetë që është e paevitueshme që lojtarët të mos mendojnë për Europianin, po ata gjithashtu mendojnë edhe të japin maksimumin në fushë. Ne si ekip po vlerësojmë formën e çdo lojtari që të mund të vendosim në fund se cilët lojtarë do jenë pjesë e listës. Megjithatë ndaj Suedisë duhet të bëjmë një lojë të mirë, pasi kemi përballë një kundërshtarë shumë të fortë dhe me histori.

Humbura me Kilin? Ne duhet të punojmë si skuadër, të punojmë fortë që nesër të jemi gati kur të zbresim në fushë. Po duhet të jemi të vetëdijshëm që përpara kemi një kundërshtar shumë të fortë, siç ishte Kili. Ne e dinim forcën e tyre, Kili ka lojtarë si Alexis Sanchez, por ne donim të luanim me kundërshtarë të fortë. Megjithatë të mos harrojmë që bëmë kualifikuese shumë të bukura dhe duhet të punojmë sërish që të jemi në atë formë. Sigurisht që lojtarët janë në ankth për pjesëmarrjen në Euro 2024, por duhet ta shfaqin veten dhe të tregojnë maksimumin e tyre që së pari të marrim rezultatin e duhur këtu.

Titullarët kundër Suedisë? Nesër do të kemi ndryshim në formacion, në mënyrë që të gjithë lojtarët të kenë mundësinë të luajnë. Ne kemi lojtarë të një në kombëtare si Mitaj, Mihaj, Seferi, Asllani, Manaj etj që nuk kanë luajtur shumë ndeshje bashkë dhe duhen provuar. Megjithatë ne duhet të mendojmë kur t’i hedhim lojtarët në fushë, pasi nuk mund të bësh 5 apo 6 ndryshime, pasi na duhen edhe rezultatet. 

Ne nuk i shohim lojtarët vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje sa japin e si përshtaten me njëri-tjetrin, ndaj duhet t’i shohim me kujdes kur të vendosim si do luajnë.

Suedia - Nesër do të marrim vendimin përfundimtar se kush do luajë. Sa i përket ndeshjes me Kilin, ndoshta humbja 3-0 nuk ishte rezultati i duhur, siç ishte fitorja ndaj Çekisë në kualifikuese. Por kështu është futbolli, ndonjëherë humbet thellë ndeshje që nuk i meriton. Megjithatë duhet ta lëmë pas ndeshjen me Kilin dhe të bëjmë maksimumin nesër.

Broja a do luajë nesër? Do ta shohim nesër. 

A keni një plan B për ndryshim moduli nëse ndeshja nuk ecën siç ju dëshironi? 

Është normale të provosh, por duhet të jemi të sigurt për ndryshimet që bëjmë. Sa herë që humbet një ndeshje fajësohet trajneri. Kemi punuar me module të ndryshme dhe u kemi dhënë mundësinë lojtarëve si Muçolli, Broja apo edhe Muçi që të tregojnë vlerat e tyre.

Analiza pas humbjes ndaj Kilit, pse kemi bërë këto gabime? A mjaftojnë dy ditë për të reflektuar? 

Duhet të presim për të parë situatën e çdo lojtari, përpara se të vendosim formacionin. Janë pak ditë për t’u rekuperuar dhe për të analizuar sepse koha pas ndeshjes ndaj Kilit ishte shumë e pakët. Kur të kthehemi në Tiranë do të keni kohë që të analizojmë siç duhet dhe të vendosim për Europianin. Sigurisht që nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë dhe të bukur dhe duhet të kalojmë dhe këtë njëherë, për të bërë më pas analizën e duhur”, tha braziliani i Kombëtares.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)