Syze, çanta dhe lekë! Kapen hajdutët laçjanë që thyen xhamat e 24 makinave për 5 ditë në Tiranë

Syze, çanta dhe lekë! Kapen hajdutët laçjanë që thyen xhamat e 24 makinave për 5 ditë në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË-Dy të rinj nga Laçi janë arrestuar, pasi brenda 5 ditëve në kryeqytet, nga data 2 deri në 7 korrik kanë thyer xhamat e 24 makinave duke marrë sende të ndryshme.

Ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë; Aurel Gjini 20 vjeç dhe Orges Filaj 22 vjeç, ndërkohë që E. N. 23 vjeç dhe L. D. 27 vjeç janë shpallur në kërkim, të gjithë nga Laçi. 

Por si u zbuluan të arrestuarit? Policia thotë se gjatë patrullimit në zonën e Unazës konstatuan këta persona duke bërë lëvizje të dyshimta në zonën përreth. Por sapo të rinjtë kanë parë policinë janë larguar me vrap. Të rinjtë janë identifikuar dhe dy prej tyre u arrestuan për vjedhjen. Nga makinat ata kanë vjedhur syze, çanta, lekë dhe sende të ndryshme.

Vjedhjet që akuzohen se kanë kryer të rinjtë në Tiranë
•Më datë 02.07.2020, në rrugën "Grigor Gjirokastriti", kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases R. P. dhe kanë vjedhur sende elektroshtëpiake.

•Më datë 02.07.2020, në rrugën "Grigor Gjirokastriti", kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit E. K. dhe kanë vjedhur një palë syze dhe një çantë.

•Më datë 02.07.2020, në rrugën "Grigor Gjirokastriti", kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit O. S.

•Më datë 03.07.2020, në rrugën "Marije Kraja" kanë thyer xhamat e 4 mjeteve.

•Më datë 04.07.2020, në rrugën "Artan Lenja" kanë thyer xhamat e 6 mjeteve.

•Më datë 05.07.2020, në rrugën "Kongresi i Lushnjës" kanë thyer xhamat e 9 mjeteve.

•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Jusuf Virjoni”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases H. M.

•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Perlat Rexhepi”, kanë thyer xhamin e mjetit të shtetasit M. N., ku kanë marrë një palë syze dhe një shumë parash.

•Më datë 07.07.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë thyer xhamin e mjetit në përdorim nga shtetasi E. R.

Në fund policia thekson se nga hetimet është gjetur dhe sekuestruar një biçikletë e vjedhur, të cilën të rinjtë ia kishin shitur një personi me inicialet K. GJ. i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet