Të mblidhen të gjithë bashkë

Të mblidhen të gjithë bashkë
Edi Rama fitoi zgjedhjet e qershorit duke ofruar “Rilindje”. Shqiptarët duhet të presin derisa të mblidhet parlamenti në 9 shtator, por shpresat për ish kryebashkiakun e Tiranës, kryeqytetit, dhe Partisë së tij Socialiste janë që tani shumë të lartë – një “Camelot i ri” siç thotë një zyrtar i huaj. Qeveria e sapoformuar më së shumti është e re. Gjashtë gra janë në kabinet: njëra në detyrën e ministres së Mbrojtjes. Disa ministra, si Erjon Veliaj, që kanë drejtuar suksesshëm më parë grupe antikorrupsion, kanë background-in e tyre jashtë politikës qendrore.

Shqiptarët ishin gati për një ndryshim nga koha e Sali Berishës, një figurë e lartyë që pushtoi politikën për dy dekada. Edhe pse Shqipëria është një nga vendet e pakta evropiane që nuk kanë përjetuar rënie ekonomike vitet e fundit, shqetësimet për krimin dhe korrupsionin kanë shtyrë në ngadalësimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian: Pas tre vitesh përpjekjesh të dështuara, vendi mund të fitojë statusin e vendit kandidat në Dhjetor.

Zoti Veliaj thotë se qëllimi kryesor i qeverisë është rivendosja e autoritetit të shtetit: ndërtimet e paligjshme janë të shfrenuara ashtu sikurse edhe mbrapshtësitë në sistemin mjekësor dhe atë edukativ. Ai kërkon që të rishqyrtojë marrëveshjet e mëdha të prokuruara nga fondet publike. Ai gjithashtu flet për çrrënjosjen e evazionit të madh fiskal dhe thotë se taksa e sheshtë e “padrejtë” do të zëvendësohet me një sistem të niveleve normale.

Disa nga premtimet elektorale do të jenë të vështira për tu mbajtur. Si mundet qeveria të krijojë 300 mijë vende të reja pune të premtuara gjatë fushatës? Pyet Albert Rakipi, drejtori i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare. Gerald Knaus i European Stability Initiative, një think-tank, thotë se Shqipëria ka shumë potenciale por ka një vizion të cunguar. Për shumë kohë gjatë dekadës së kaluar përjetoi një boom ndërtimesh që i përkisnin më shumë të ardhurave që sillnin emigrantët.

Tani, i nevojitet nxitja e investimeve në industrinë e tekstileve dhe këpucëve, industri e cila që tani mbulon 29 përqind të eksporteve dhe duhen parë si frymëzim vende të tjera të vogla sikurse është Estonia. Njerëzit në Shqipëri janë të rinj, thotë ai, ndërkohë që vetëm 42 përqind e popullsisë në moshë pune, janë në punë aktualisht.

Zotit Rama i duhet të punojë fort. Të mëdhenjtë e partisë janë të pakënaqur: ata presin që të rifitojnë punët pas zgjedhje. Por ata do të duhet të luajnë të vetëm tani, ashtu sikurse do bëjë Ilir Meta, partneri dhe, në realitet, bashkëkryeministër, sikurse thonë disa. Partia e tij socialiste me e vogël, rrëzoi qeverinë e mëparshme. Por edhe nëse shqisat do të shfaqin dobësi, thikat do të dalin në skenë. Camelot, por me karakteristika shqiptare.

Marrë nga "The economist"

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
 
Redaskai Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)