'Ta gëzosh pensionin 13 mijë lekë o Tirkë', aktorit shqiptar pension qesharak! Dosja ‘fle’ në kryeministri

'Ta gëzosh pensionin 13 mijë lekë o Tirkë', aktorit shqiptar pension qesharak! Dosja ‘fle’ në kryeministri

Sotiraq Bratko në rolin e 'Tirkës'

TIRANË- Një postim i gazetarit Ilir Jano në rrjetet sociale për pensionin e aktorit të njohur Sotiraq Bratko, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje "harresën" që institucionet tona kanë për artistët.

Jano ndër të tjera, shkruan se përpos kontributit të një jetë si artist në kinematografi edhe në skenën e teatrove shqiptare e veçmas në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, pensioni i mundësuar nga qeveria jonë është 131 mijë lekë të vjetra.

Disa nga angazhimet e tij kinematografike janë  “Tirka”, tek “Shoqja nga fshati”, Skënderi tek “Brazdat”, “Gëzhoja e vjetër” në rolin e Kujtimit edhe shumë role të tjera.

Postimi i plotë i Janos
“Ta gëzosh pensionin 13.100 lekë Sotiraq Bratko! “Na mbive në sy o Tirkë... Në mbive në sy Sotiraq Bratko..., hapim televizorin dhe në filmat shqiptarë pothuajse çdo ditë ti, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë TI, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë ti.

I nderuar dhe respektuar, gjithmonë ti. I vlerësuar nga publiku shqiptar, po e po ti… dhe sot që ke marrë statusin e “pensionistit” përsëri mbetesh ti, me sytë e qeshur dhe buzën në gaz, i buzëqeshur, ndonëse pensioni yt është 13.100 lekë. I buzëqeshur, ndonëse “të mëdhenjtë” lart i kanë kursyer titujt për ty, i buzëqeshur, ndonëse “i braktisur” nga ata që aq shumë të afrojnë kur iu  duhesh… I buzëqeshur miku im, sepse ti je ai që rrallëkush bëhet. Je ai që të gjithë të vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenës dhe ekranit. Mos u mërzit artist i madh…Ti ke respektin e mirënjohjen e të gjithëve!!!”- ka shkruar gazetari,  Ilir Jano përmes një postimi në rrjete sociale.

Postimi i plotë i Ilir Janos

Për “ReportTV” burimet bëjnë me dije, se kërkesa për pension të veçantë për artistit Sotiraq Bratko, është dorëzuar në Ministrinë e Kulturës para dy vitesh nga Teatri i Korçës “Andon Zako Çajupi” Ndërkohë, më tej mësohet se ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e ka dorëzuar dosjen në kryeministri, por nuk ka ende një përgjigje konkrete.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DAJ CENI: 10/07/2020 08:06

    Po nuk u ngritem per te drejat tona dhe jo per partite keshtu do na shtypin keta politikane e qeveritare te pa afte te poshter qe me taksat tona ngopin xhepat e tyre dhe kur vjen puna per pensionet te dy krahet i ngrene kartonat qe mileti punon deri 66 vjec dhe pensioni ju del dhe ju tepron 13000 leke. Imagjino deputeten e famshme te opozites parlamentare sa e ka rogen qe mer fale injorances sa do ti dale neser pensioni se ka qene deputete. Mbroni te drejtat tuaja o milet qe vetem fle gjume.

    Përgjigju
  • ymeri: 09/07/2020 23:34

    TURP i madh,,,po ti jepet aktorit 130.000 leke,,,600.000-700.000 duhet te jete pensioni i tirkes...

    Përgjigju
  • aktori: 09/07/2020 19:12

    ore ka bere palle ne kohen e vet e i hapnin dyert ketyre ....tani pse mer aq lek do te thote se aq kontribut ke dhene.nuk jemi ne amerike e ky esht aktor i hollivudit ose i brodueite duhet te kete pension milioner.shum aktor i mire dhe respekt.jam dakort qe qeverija te shikoje pak keta aktoret e vjeter e jo vetem zefin e jul legenit

    Përgjigju
  • penxionisti me nje penxion minimal: 09/07/2020 18:16

    penxioni merret sipas kontributeve, tirka i ka rene kitares ka aktruar dhe ka kenduar dhe ka punuar ne te zeze, ne minatoret kemi punuar nentoke ne lageshtire dhe te rrezikuar per 43 vjet pune pak me shume se tirka marrim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Zhupa: Milva Ekonomi ka munguar në 2 mbledhje pas akuzave tona për konflikt interesi, e pres si dëshmitare