‘Ta kisha kap unë nga fyti, s’e lëshoja’, habit Flamur Noka: Skenari ishte që të vritej agresori dhe të shpërthente dhuna

‘Ta kisha kap unë nga fyti, s’e lëshoja’, habit Flamur Noka: Skenari ishte që të vritej agresori dhe të shpërthente dhuna

Flamur Noka në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i qëndron idesë se qeveria qëndron pas sulmit fizik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme në protestën e opozitës.

Noka tha se situata ishte tepër e rëndë dhe se vetëm një lider si Berisha me cilësitë e tij ishte i aftë ta menaxhonte situatën, ndërsa shtoi se nëse do të ishte ai në vendin e ish-kryeministrit “do ta kapte agresorin prej fyti dhe nuk do ta lëshonte”.

Ai ka zbuluar gjithashtu se sipas informacioneve të besueshme që PD ka, agresori, 31-vjeçari Gert Shehu, ishte një trafikant droge, i cili është ndaluar disa herë por nuk është dënuar kurrë, pasi është rekrutuar nga policia.

Sakaq, Noka deklaroi se skenari i organizatorëve të sulmit ishte që pas goditjes së Berishës turma e protestuesve të vriste agresorin dhe më pas të shpërthente dhuna në rrugë që më pas kryeministri Rama të mund tu drejtohej evropianëve për tu treguar që opozita tenton të destabilizojë vendin.

“Skenari ishte ky, goditet Berisha, nuk flet, turma vret atentatorin dhe pas vrasjes së tij do shpërthente rrugëve të Tiranës dhe Rama do t’i thoshte evropianëve ja kush është Sali Berisha dhe ja cila është opozita de stabilizuese dhe më pas do shpallte veten mbret. Berisha megjithëse iu bë atentat, me cilësitë e tij të rralla arriti ta menaxhojë në perfeksion këtë situatë. Unë do e kisha kapur prej fyti agresorin dhe nuk do e lëshoja. Ky skenar i Ramës dështoi.

Informacionet e besueshme thonë që zotëria është një trafikant droge i fshehur nën petkun e picave. Është kapur e rekrutuar e nuk ka bërë burg, kështu rekruton policia. Ky është i rekrutuar, elementi që është shitës picash gjithmonë i ndaluar e kurrë i dënua, raporti sapo u godit Berisha ishte gati në zyrën e Çuçit apo Fugës, deklarata më pas, dhe sot i kërkojnë Berishës, i thonë deputeti Berisha të paraqitet në polici e të raportojë ngjarjen sikur të ketë pasur konflikt. Na ka ruajtur zoti sepse për Ramën nuk do ishim sot këtu gjallë. Autori, një i sëmurë mendor me patentë, kishte marr patentën pak pasi ishte nënshkruar raporti”, tha Noka në Open.

Ky reagim i Nokës vjen një ditë pasi ish kryeministri Sali Berisha, gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. 

Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e djeshme për ngjarjen e ndodhur dhe ka kërkuar që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?



×

Lajmi i fundit

Teoria e budallallëkut/ Përse duhet të kemi më shumë frikë budallenjtë, se sa horrat

Teoria e budallallëkut/ Përse duhet të kemi më shumë frikë budallenjtë, se sa horrat