Tabaku: Kjo është skema e abuzimit me paratë e shqiptarëve! Ku shkojnë taksat tona?

TIRANË- Partia Demokratike ka premtuar se nëse do të vij në pushtet do të ulë taksat dhe do të heqë burokracitë, për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve. Duke akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama, se nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka rritur taksat dhe tarifat shtesë, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet se me PD-në në pushtet kjo situatë do të ndryshojë.

"Shqiptarët paguajnë taksa më shumë se rajoni dhe kanë korrupsionin më të lartë në rajon. Kosto e korrupsionit sot po lë pa punë shqiptarët, po bjerr buxhetin e shtetit, po lë vendin pa rrugë shkolla e spitale, korrupsioni po gërryen ekonominë, po largon shqiptarët. Taksat e ulëta, heqja e burokracive të parëndësishme, zbatimi ligjit dhe beteja për lirinë e tregut janë hapat që do shpëtojnë shqiptarët nga sëmundja e korrupsionit. Këto janë hapat që PD dhe opozita do ndërmarrë ditën e parë në pushtet", tha Tabaku.

Ajo publikuar shifra dhe një skemë sipas së cilët shërben për të kuptuar se si abuzohen paratë e shqiptarëve dhe ku shkojnë taksat që ata paguajnë.

"Përvit shqiptarët janë përballur me taksa dhe tarifa shtesë. Abuzimi I qeverisë me taksat e shqiptarëve rritet përvit e më shumë, në gjashte vjet ai ka arritur shifrën e 5.9 mld euro. Janë mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik sipas KLSH.

Sakaq, tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to. 1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa vendi është kthyer në epiqendrën e korrupsionit sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare", përfundoi ish-deputetja demokrate.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 27/01/2020 07:54

    Bravo te keqen xhaxhi opozit jo llafe ate kompjuterin e ngorth sikur po luan ndonje femij apo hajt tja fusim kot kush mer vesh genje dicka do mbetet po jo moj bij nuk esht keshtu sic te kan udhezuar ata qe nuk dim ceshte vjedhja engjejt e shqiperis SALI LULI MONA LILI MEDIU e compani urime se na japesh syt....

    Përgjigju
  • Manoli: 26/01/2020 19:42

    Mire e ke me cupe. Kerdine po bejne. E kane kaluar qeverisjen e PD me dyfishin e te vjedhurit. Ata vidhnin 500 mil euro/viti, keta 1 miliard!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale