Tabaku merr pjesë në mbledhjen e PE, në fokus raporti për Shqipërinë! Deputetja: Lufta ndaj korrupsionit, diskutimi më i rëndësishëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ndodhet ditën e sotme në Bruksel ku do të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian ku do të diskutohet raporti për Shqipërinë.

Tabaku tha se do të diskutohej për shqetësimet që ka sot Shqipëria dhe prespektivën europiane të vendit.

“Sot, do jem e pranishme në Parlamentin Europian ku pas pak diskutohet në Komisionin e Jashtëm raporti për Shqipërinë. Ku unë do marr pjesë në debat për të diskutuar shqetësimet që ka sot Shqipëria dhe njëkohësisht për të diskutuar  për perspektivën europiane të Shqipërisë”-u shpreh Tabaku.

Ajo tha se lufta për demokracinë, zgjedhjet e lira dhe lufta ndaj korrupsionit janë diskutimet më të rëndësishme të aktualitetit në Shqipëri.

“Sot, nuk ka diskutim më të rëndësishëm se sa lufta për demokracinë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, lufta ndaj korrupsionit. Por, më e rëndësishmja duhet të luftojmë për ta kthyer integrimin në një mundësi për shqiptarët duke lëvizur nga cirkuiti i përhershëm që kemi qenë këto 8 vitet e fundit”-tha deputetja.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/03/2023 02:53

    /Linda/,kush tha qe keta do te ndihmojne integrimin?! Korrupsionin ,duhet t'a pranojme ekziston,por ve bast qe znj.Tabaku do t'i jape ngjyra politike dhe kesaj rradhe si kane vepruar dhe me pare,do te thote qe fajin e ka pozita vetem,a thua se kur opozita ishte ne pushtet,/te prisnin doren/ po te te kapnin duke dhene e marre rryshfet!

    Përgjigju
  • Linda: 22/03/2023 19:25

    Partia demokratike keto kohet e fundit cfare nuk beri ne parlament per te penguar integrimin dhe ju flisni tani se do ndihmoni integrimin? Nuk e meriton sjellja juaj te ulesh ne tavolinen evropiane se nuk flet me gjuhen e te vetretes.Duhet nje ndryshim rrenjesor ne politiken shqiptare qe te mos na lodhen me syte duke pare njerez qe perkrahin haosin dhe intrigat!Menyra juaj arrogante nuk pershtatet me problemet dhe hallet e popullit!

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 22/03/2023 10:39

    E moj llazore fol keq per shqiperine ,fol qe jeni nje parti fashishte dhe ne krye keni nje kriminel .shkon nga shkon por zakonin nuk e haron .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lidhet kontrata për ndërtimin e Nënstacionit të ri 110/20kV në Kamëz

Lidhet kontrata për ndërtimin e Nënstacionit të ri 110/20kV në Kamëz